Kryeministri Zaev në debatin për Buxhetin 2021: Biznesi, ekonomia, punëtorët, sindikatat duhet të jenë të sigurt në vendin e tyre se është gati tu gjendet për tu ndihmuar kompanitë që ti ruajnë vendet e punës

"Buxheti për 2021 është hartuar për të përmbushur sfidat, natyrisht aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës KOVID, por në të njëjtën kohë të përpiqemi të përdorim çdo krizë si një mundësi për të rifilluar ekonominë maqedonase," theksoi Kryetari I Qeverisë së  Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në debatin për Buxhetin për vitin e ardhshëm në Radio Televizionin Nacional, në të cilin morën  pjesë Ministri i Financave, si dhe ekspertë ekonomikë dhe përfaqësues të universiteteve në vend.

Kryeministri Zaev shtoi se ai beson se ka mjaft para, së pari për aspektin shëndetësor dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë për këtë sepse shteti ekziston për hir të qytetarëve dhe se është përparësia më e rëndësishme gjatë kulmit të krizës shëndetësore me KOVID-19.

 Biznesi, ekonomia, punëtorët, sindikatat duhet të jenë të sigurt në vendin e tyre se është gati tu gjendet për tu ndihmuar kompanitë që ti ruajn vendet e punës.. Të injektojë para gjithmonë për më të varfërit, për më të rrezikuarit. Duhet të ketë solidaritet në buxhet, dhe ju shihni se norma më e madhe është 90 miliardë transferime sociale dhe kjo ka shumë kuptim. Menjëherë pas kësaj janë të gjithë normat ekonomikë prej 70 miliardë. Kështu, buxheti, thesari i shtetit  dërgon mesazhin e parë: Të nderuar qytetarë, ju keni një shtet që është këtu për t'ju tu gjendet , dhe për të ndihmuar me gjithçka që ju nevojitet në periudhën e ardhshme ", potencoi Kryeministri Zaev në debatin për Buxhetin 2021 për vitin e ardhshëm në Radio Televizionin Nacional.