Zaev: Ndërtojmë bashkëpunim mes të cilit i bisedojmë, avancojmë dhe i ndërtojmë pozitat ku kemi interes të përbashkët si rajon në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes lidhjes me video konferencë, sot mori pjesë në forumin rajonal për liderë të rinj, në organizim të Lëvizjes Evropiane në Serbi nga Novi Sad, që i’u përkushtua bashkëpunimit rajonal ekonomik duke u fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve për lidhjen e shteteve në kushte pandemie.

 

Kryeministri Zaev në debatin ku morën pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, potencoi se më shumë se kurrë pandemia me virusin korona tregoi se gjithçka është sistem i lidhur. Infrastruktura, ekonomia, sistemet ekologjike, madje edhe sistemet politike. Kriza si kjo janë test për gjendjet në një shoqëri, çka është e fuqishme dhe çka është e dobët në të njëjtën.

“Në kushte krize shtetet tona punojnë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm. Përgjigjet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha sollën edhe përfitime. E përforcuam bashkëpunimin ekzistues, treguam nivel të lartë të solidaritetit dhe kapacitet të sjelljes së vendimeve për qytetarët e vendeve tona. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtyre proceseve. Na nevojitet kreativiteti i tyre, na nevojitet energjia dhe kapaciteti i tyre që t’i shohin pengesat si mundësi, sepse në ta kemi të gjitha shpresat se do të arrijnë të përfundojnë ët gjitha proceset integruese që i kemi filluar para disa dekadave”, shtoi Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev theksoi se arsimi dhe rritja e kompetencave  për të rinjtë janë kyçe avancim të mëtejshëm. Jemi dëshmitar të migrimit në rritje dhe ne duhet ta shohim atë si një rrugë dykahëshe. Ne duam dhe krijojmë mundësi që ata që janë larguar të kthehen, të përdorin aftësitë e reja që kanë mësuar në vendin e tyre. Lëvizja e lirë e njerëzve është një përfitim civilizimi që ne duhet ta ushqejmë vazhdimisht,” shtoi Kryeministri Zaev ndër tjerash në debat.

 

Në debat u biseduan dhe u prezantuan konkluzionet e përbashkëta të cilat tre liderët i diskutuan në takimin trepalësh të premten e kaluar në kuadër të iniciativës së ripërtërirë për bashkëpunim rajonal.

 

Këtë vit, Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë bashkë-udhëhoqën me Procesin e Berlinit, Samiti i të cilit vijon javën tjetër. Ndërtojmë bashkëpunim mes të cilit i bisedojmë, avancojnë dhe përfundimisht bashkohemi rreth pozitave ku kemi interes të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit, ishte mesazh i përbashkët deri te të rinjtë nga ana e Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit.