Kryeministri Zaev dhe Cipras: Marrëveshja e Prespës nuk është zgjidhje për kontestin për emrin mes dy vendeve, por edhe marrëveshja afatgjate për partneritet strategjik dhe për zhvillim në plan të gjerë të raporteve mes dy vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në përfundimin e vizitës dyditore në Athinë, u takua me liderin e opozitës dhe kryetarin e Syriza, Aleksis Cipras.

 

Në takim, i cili u mbajt në Kuvendin e Republikës së Greqisë, ndërsa në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, u bë bisedua zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila në vitin 2018, kur u nënshkrua, bëri kthim në marrëdhëniet ndërmjet dy vendet dhe i zhbllokoi proceset euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit u bë anëtare e NATO-s dhe pret fillimin  e negociatave me Bashkimin Evropian, menjëherë pas konferencës ndërqeveritare, e cila duhet të mbahet përderisa me Këshillin e BE-së kryeson RF e Gjermanisë.

Në këtë drejtim, në takim është theksuar se Republika e Greqisë edhe në integrimet evropiane të vendit tonë mbetet partner i fuqishëm, mbështetës dhe lobist për përfundim të suksesshëm të këtij procesi.

Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm zgjidhje për kontestin e emrit mes dy vendeve, por edhe marrëveshje për partneritet strategjik afatgjatë dhe zhvillim në plan të gjerë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Veçanërisht me rëndësi është që në periudhën që pason priten vendime të rëndësishme politike për lehtësimin e iniciativave të komunitetit të biznesit mes dy vendeve siç janë marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtje të investimeve.

Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se pas dy vitesh të Marrëveshjes së Prespës, oponentët konstruktiv të marrëveshjes në dy vendet kanë pranuar se bëhet fjalë për marrëveshje historike me rëndësi të madhe për të ardhmen e popujve të dy vendeve