Fjalim integral i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, prezantimi i letrave te mandatit

Të nderuar qytetare dhe qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush dhe para të gjithë publikut të gjerë kam mundësinë të prezantojë letrën e mandatit, të detyrave tona për të cilat na obligoi Kryeministri, por për të cilat më e rëndësishme, ne jemi përgjegjës para juve qytetarëve që na dhatë besimin dhe votën tuaj. Obligimi ynë është që në 4 vitet e ardhshme t’i përmbushim këto angazhime dhe jetën tuaj ta bëjmë më të mirë- secili në sektorin e tij.

Do të ishte e papërgjegjshme të filloj të shpalos planet ekonomike për këto 4 vite, nëse fjalët e para që dalin nga goja ime nuk janë- lufta me pasojat ekonomie nga virusi korona. 

Lufta me virusin korona, padyshim përgjithmonë  ndryshoi mënyrën e të jetuarit, por njëkohësisht ndryshoi mënyrës sesi punojmë dhe fitojmë, sidomos na ndryshoi shprehitë dhe kushtet e punës, në të gjitha sferat e sidomos në ekonomi.

Me fillimin e krizës nga kjo foltore, edhe pse në një rol tjetër, në emër të Qeverisë ju premtova luftë për ruajtjen e çdo vendi pune.
Sot, sërish nga kjo foltore, dua ta përsëris se kjo luftë vazhdon, i vetëdijshëm për vendet e punës nuk janë vetëm numra, por jetë dhe fate njerëzish.
Që në fillim të ditëve të para të mandatit iu përkushtuam krijimit të ekonomisë së qëndrueshme zhvillimore, e cila sjell parashikueshmëri për  stabilitetin dhe zhvillimin e ekonomisë.
Ajo drejt së cilës synojmë është krijimi i vendeve të punës, por edhe më shumë se kaq, krijimin e mundësive të hapura për realizimin e kapaciteteve të secilit individ. Vendet e punës janë të rëndësishme, por ajo që është më e rëndësishme janë njerëzit pas tyre. E kjo jeni ju qytetarët! 
Në këtë mandat do të flasim për të punësuar, dhe jo për të papunë. Detyra jonë në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimi i tyre.

Kjo krizë për ne është motiv plotësues të punojmë dyfish më shumë. 

Kjo sfidë është motiv dhe nëpërmjet përshtatjes kreative, ta shndërrojmë në mundësi.
Vijon periudhë e transformimit dhe evropeizmit të atdheut tonë. Është periudhë ku secili kontribut është i rëndësishëm, i mirëpritur dhe thelbësor. Bashkangjituni!
Bashkërisht të krijojmë Platformën për zhvillimin ekonomik të shtetit, në të cilën do të jenë të përfshirë të gjithë aktorët e shoqërisë.
- Sindikatat dhe punëdhënësit,
- Odat ekonomike dhe  
- Ekspertët që e duan këtë shtet 
Të krijojmë platformë për bashkëpunim dhe koordinim drejt objektivave tona të përbashkëta. Kjo nënkupton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Vetëm me krijimin e një eko- sistemi të këtillë ku sektori publik, sektori privat dhe qytetarët janë dialogu që avancon marrëdhëniet tona të partneritetit, do të na shpie drejt rritjes së besueshmërisë dhe krijimit të politikave, të cilat iu përgjigjen nevojave të ekonomisë dhe juve qytetarëve.
Në këtë mandat kjo Qeveri do të ta dëshmojë dashurinë për shtetin në vepër! 
• Nëpërmjet, zvogëlimit të varfërisë nën 16%
• Investimin e kapitalit njerëzor dhe hapjen e vendeve të reja të punës si dhe zvogëlimin e papunësisë në numër njëshifror,
• Luftën me ekonominë gri,
• Rritje ekonomike prej 4%,
• Zhvillimin e teknologjive të reja inovuese me synim të bëhemi start ap qendër rajonale
• Digjitalizimi i shoqërisë
• Investim tek të rinjtë.
Mundësi të barabarta për të gjithë!
Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Detyra ime, njëkohësisht edhe moto e jetës, jo vetëm të merrem me ekonominë dhe shifrat. Detyra ime është që në  vazhdimësi të rrit standardin për shërbimin e shtetit dhe qytetarëve. Misioni im është të jem shembull, i cili do të shërbejë si tregues se mundemi më shumë, më mirë, më ndershëm, me më dinjitet, me më transparancë, më përgjegjshëm për të vazhduar të ndryshojmë pasqyrën e shërbimit tonë, ashtu sikur kemi bërë tre vitet e kaluara.
Dhe këtë do ta bëjë nëpërmjet- Njësisë qendrore për përcjelljen e politikave ekonomike, e cila duhet të shërbejë për informimin e qytetarëve për rezultatet, efektet dhe ndikimi i masave ekonomike. 
Sepse çdo denar i qytetarëve është i rëndësishëm!
Me qëllim - me kohë, tërësisht dhe realizim transparent të harxhimeve të buxhetit, do të formohet Njësia qendrore për përkrahjen e investimeve publike në nivel qeveritar, e cila do të sigurojë ekspertizë për realizimin e investimeve kapitale.

Të nderuar, 

Ajo që do të doja zëshëm ta them është se ky ekip, ekipi im, ekipi ynë, në 4 vitet e ardhshme, nëpërmjet masave sistematike do të ndërtojë dhe do t’i jap përparësi thelbësores. Dhe më shumë se e qartë është se objektivi kësaj Qeverie të vogël dhe efikase do të përkushtohet në transformimin e  shoqërisë sonë për më mirë.
Nëpërmjet rolit tim koordinues të resorëve ekonomik do të punoj në transformimin e shoqërisë sonë, në një shoqëri për të gjithë, ku lufta me varfërinë dhe krizën do të jetë e përbashkët dhe në të gjitha gjuhët, në të cilën të gjithë do të shohim drejt së ardhmes së vetqëndrueshme digjitale pa u marrë me sjelljet  e mëparshme destruktive që na ndajnë. 
Së bashku, do të shkojmë përpara drejt më të mirës!
 
Me respekt,