Kryeministri Zoran Zaevi në takim me ambasadorin e Bullgarisë Angel Angellovin: Vazhdon bashkëpunimi ynë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësinë e mirë dhe realizimin e progresit në procesin e integrimit euro-atlantik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevi sot realizoi takim me ambasadorin e Bullgarisë Angel Angellovi i cili ja përcolli urimin zyrtar për marrjen  e mandatit  të dytë  dhe zgjedhjen e Qeverisë së re duke i dëshiruar punë të suksesshme në drejtim të sigurimit të stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të qytetarëve të të dyja vendeve

Kryeministri Zaev në bisedë me ambasadorin Angellov theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në qëllime strategjike, me të cilave edhe përpjekja për përmbushjen e detyrimeve nga anëtarësimi në NATO dhe përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Zaevi dhe Angellovi u dakorduan se me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim janë vendosur baza të shkëlqyera për bashkëpunim të mëtejshëm midis të dyja vendeve.

Në takim u theksua se të dyja vendet vazhdojnë t’i realizojnë përfitimet nga kryesimi i përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, në drejtim të lehtësimit dhe promovimit të hapave konkretë drejt zhvillimit ekonomik rajonal, me qëllim të tejkalimit të krizës ekonomiko-shëndetësore të shkaktuar nga Kovid-19, si dhe bashkëpunim në fushat e tjera.

Двајцата соговорници, премиерот Заев и амбасадорот Ангелов се согласија дека Северна Македонија и Република Бугарија продолжуваат со силната посветеност на зајакнување на соработката меѓу двете земји, која ќе продолжи да се развива во позитивна насока и со голема волја за решавање на сите предизвици.

Të dy bashkëbiseduesit, kryeministri Zaev dhe ambasadori Angellov u dakorduan Maqedonia e Veriut dhe Republika e Bullgarisë vazhdojnë me përkushtim ta përforcojnë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, në drejtim pozitiv dhe me vullnet më të madh për zgjidhjen e të gjitha sfidave