Spasovski nga Krusheva : Roler Ski Kupa "Toshe Proeski" zhvillohet nga viti në vit dhe zë vendin e saj si një manifestim me rëndësi të madhe sportive

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot ishte në vizitë në Krushevë ku mbajti fjalim në hapjen e manifestimit sportive Roler Ski Kup “Toshe Proeski”.

Kryeministri Spasovski shprehu falënderim të veçantë që edhe këtë vit është pjesë e manifestimit Roler ski Kup “Toshe Proeski”, e cila u zhvillua në një ngjarje tradicionale sportive.

“Këtë vit as pandemia me KOVID-19, nuk e pengoi këtë ngjarje. Përfaqësues nga shumë vende arritën në Krushevën e mahnitshme që ti manifestojnë dhe të festojnë vlerat sportive dhe të sfidojnë edhe kërcënimit ndaj shëndetit me afirmimin e jetës së shëndetit sportiv dhe zakoneve. Tani më nuk ka dyshim se kjo ngjarje sportive zhvillohet nga viti në vit. E ka marr vendin e saj si manifestim i një rëndësie sportive. Roler Ski Kup “Toshe Proeski” si një disiplinë sportive relativisht të re, e përforcon vendin e vetë në manifestimet sportive ndërkombëtare dhe në kalendarë,” theksoi Kryeministri Spasovski.

Ai potencoi se Agjencia për të rinj dhe sport së bashku me Federatën e Skitarëve dhe me mbështetjen e Komunës dhe Këshillit organizues , për një periudhë të shkurtër kohore arriti që të ngrinin FIS Roler Ski Kup “Toshe Proeski”, në nivelin e manifestimeve të tjera ndërkombëtare në rajon.

“Përparësia e këtyre garave është se rezultate vlerësohen njëjtë si edhe në garat dimërore, kështu që në këto gara, garuesit tanë dhe të gjithë pjesëmarrësit marrin pikë për listën përfundimtare të FIS për vlerësim dhe plasma në garat dimërore olimpike. Nderi që më është bërë sot është njëherit më i madh pasi ky FIS roler Ski Kup e mbanë emrin e yllit më të shndritshëm të muzikës,  i yni Toshe Proeski. Ky manifestim çdo vit na tubon në shtëpinë përkujtimore të Toshes sonë, me çka kjo ngjarje sportive  fisnkirohet nga kujtimet e talentit të pamatshëm dhe vlerave njerëzore që Toshe Proeski ua dhuroi të gjithë neve,” potencoi Kryeministri Spasovski.

Ai e shpalli të hapur këtë vit Roller Ski Cup "Tose Proeski", uroi që garat të zhvillohen në frymën më të mirë sportive dhe edhe një herë përgëzoi organizatorët dhe Komunën e Krushevës për realizimin me sukses të kësaj ngjarjeje sportive.

Para hapjes, Kryeministri Spasovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski dhe kryetarin e Komunës së Krivogashtani, Rubincho Shefterovski vendosën lule të freskëta te varri i Toshe Proeski.