Është sjell vendimi për ndërprerje të njëanshme të 5 marrëveshjeve koncesionare për burime minerale në Llabunishtë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit, me propozim të Ministrisë së ekonomisë solli vendim për ndërprerjen e njëanshme të 5 marrëveshjeve koncesionare për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale jo metalike në rrethinë të fshatit Llabunishtë në Strugë.

Siç informoi ministri, këto koncesionerë janë ndërprerë me qëllim për të mbrojtur shëndetin e popullatës lokale si dhe mjedisin jetësor në këto rajone.

“Është kënaqësi e madhe sepse me këtë është realizuar edhe një premtim tjetër që ua dhamë qytetarëve, veçanërisht për banorët e fshatit Llabunishtë.Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas përhapjes së epidemisë Covid 19, banorët e fshatit Llabunishtë vazhduan të paraqisnin në Ministrinë e ekonomisë kërkesa për tërheqjen e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale jo metalike në afërsi të fshatit, duke treguar që pluhuri i shkaktuar gjatë shkatërrimit, shfrytëzimit, ndarjes dhe transportimit të lëndëve të para minerale dëmton ndjeshëm shëndetin e banorëve të fshatit, deklaroi Bekteshi. 

Ministri përkujtoi se vitin e kaluar ka realizuar takim me banorët e fshatit Llabunishtë, ku ka inspektuar personalisht situatën në terren si dhe kushtet në të cilat punojnë koncesionerët, por edhe dëmet me të cilat banorët e këtij fshati përballen çdo ditë që janë shkaktuar nga puna e guroreve.

“Atëherë njoftova, u premtova banorëve të këtij rajoni që guroret në Llabunishtë nuk do të funksionojnë, përkatësisht Ministria e ekonomisë do të ndërmarrë të gjitha hapat, në përputhje me mundësitë ligjore për ndërprerjen e kontratave të koncesionit për koncesionerët që punojnë në atë rajon. Siç premtova, sot kam nderin t’ju njoftoj se njerëzit e këtyre dy rajoneve mund të jenë të qetë.”

Me këtë i jepet fund rrezikut me të cilin përballeshin banorët e Llabunishtës, theksoi Bekteshi. 

Ministri informoi se në rrethinën e fshatit Llabunishtë janë ndërprerë gjithsej 5 koncesione eksploatimi, ndërsa në pajtim me Ligjin për lëndë të para minerale dhe në përputhje me Dekretin mbi bazën e të cilit janë miratuar, në rast të përfundimit të njëanshëm të marrëveshjes së koncesionit për shfrytëzim mbi këtë bazë, koncesioneri mund të paraqesë një kërkesë për koncesion të ri për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në një lokalitet tjetër brenda 60 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit për ndërprerjen e njëanshme të kontratës dhe nëse të gjitha institucionet kompetente dhe komuna ku ndodhet lokaliteti janë pozitive, atëherë ata do të marrin koncesionin drejtpërdrejt për shfrytëzim.