Qeveria po bën gjithçka që tu ndihmojë qytetarëve tanë jashtë vendit të kthehen në Maqedoninë e Veriut, me sigurimin e protokolleve më të larta dhe standardeve shëndetësore

Qeveria po bën gjithçka që tu ndihmojë qytetarëve tanë jashtë vendit të kthehen në Maqedoninë e Veriut, me sigurimin e protokolleve më të larta dhe standardeve shëndetësore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullisht informon opinionin për mënyrën dhe organizimin si kryhen aktivitetet për kthimin e qytetarëve maqedonas, të cilët u gjendën jashtë vendit dhe pranimin në shtetin tonë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme shkaktuar nga virusi korona.

Nuk duhet të ketë vend për panik dhe shqetësim, sepse e tërë procedura zbatohet përmes  marrëveshjeve – nga transporti (aeroplani dhe autobusi) deri në shtetin tonë, transporti deri te objekti/hoteli i përcaktuar si karantinë shtetërore dhe akomodimi në karantinën shtetërore.

 

Organizimi i transportit ajror dhe arritja në shtetin tonë

Qeveria solli dekret përmes së cilit qytetarët, të cilët arrijnë në kalimet kufitare për hyrje në shtet, të transportohen deri te karantinat shtetërore çdo ditë në orën 10:00 dhe në orën 20:00. Prandaj, Qeveria apelon deri te qytetarët që duhet të udhëtojnë në shtet ti planifikojnë arritjet e tyre në vendkalimet kufitare, para kohës së caktuar me qëllim që të mos krijohet turmë dhe pritje.

Për organizimin e fluturimeve, Qeveria shpall thirrje publike për organizimin e transportit ajror të qytetarëve të RMV-së, të cilët janë jashtë vendit dhe duan të kthehen në shtet. Thirrjet përgatiten pas paraprakisht listës së marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të paraqitur, qytetarë të RMV-së, me qëndrim momental jashtë vendit, ndërsa kriter për zgjedhjen e ofruesit më të favorshëm është çmimi më i ulët.

Çdo qytetar i RMV-së i cili kthehet në shtet, është i obliguar që vetë të paguajë biletën e aeroplanit dhe për procedurën tani më të përcaktuar janë të njoftuar të gjithë udhëtarët.

Çmimi i biletës për udhëtar definohet pas mbylljes së listës së udhëtarëve me aeroplan, ndërsa çmimi i fluturimit ndahet me numrin e udhëtarëve dhe në këtë mënyrë përcaktohet çmimi final që secili udhëtar është i obliguar ta paguajë pasi të kthehet në shtet. Për kushtet në të cilat organizohen këto fluturime, qytetarët tanë të ngecur në shtete tjera, janë të informuar në detaje dhe në kohë.

Një ditë para, qytetarët të cilët kthehen në shtet, kontaktohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe i marrin të gjitha informacionet lidhur me transportin dhe me karantinën shtetërore, përfshirë edhe çmimin dhe kushtet e transportit.

 

Akomodim në karantinë shtetërore pa asnjë kompensim financiar

Një prej kushteve për implementimin e këtyre fluturimeve është obligimi i qytetarëve të nënshkruajnë marrëveshje për plotësimin e pjesës së tyre të obligimeve dhe të pranojnë që të akomodohen në karantinë shtetërore në objekt që e siguron Qeveria, pa asnjë kompensim financiar, si dhe për të mbuluar shpenzimet për transportin ajror.

 Transport nga aeroporti deri në lokacionin për karantinë shtetërore në transportin me autobus të sigurt dhe rreptësisht të kontrolluar

Gjatë arritjes, pasagjerët marrin informacione drejt cilit numër të autobusit duhet të drejtohen dhe në cilin lokacion me karantinë shtetërore të dërgohen.

Autobusët janë të dezinfektuar në brendësi nga ana e kompanisë së certifikuar, janë siguruar me shoqëri policore, ndërsa shoferët janë me pajisje të plotë mbrojtëse. Për qytetarët është siguruar ushqim dhe ujë.

 

Akomodim në karantina shtetërore të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara

Për qytetarët tanë është siguruar akomodim në karantina shtetërore rreptësisht të kontrolluara me kapacitet prej 2104 shtretërve për momentin në tërë shtetin, në 19 objekte për akomodim.

Për çdo qytetar të vendosur në karantinë shtetërore është kryer anketë epidemiologjike dhe është përcaktuar regjim kompetent në objektin e karantinës i cili është tërësisht i siguruar dhe i kontrolluar dhe i mbikëqyrur nga policia dhe ushtria.

Asnjë qytetar i vendosur në karantinë shtetërore, në periudhën prej 14 ditë nuk guxon ta lëshojë dhomën në të cilën është i vendosur, as objektin. Këta qytetarë nuk janë kërcënim për askënd.

Qeveria shpalli thirrje publike për shfaqjen e interesit të të gjitha hoteleve në shtet të cilat kanë më shumë se 50 shtretër, ndërsa hotelet të cilat do ti vendosin kapacitetet e veta në dispozicion, duhet të sigurojnë tre vakte në ditë për secilin qytetar i cili do të përdor shtrat, si dhe mirëmbajtje e higjienës në hotel.

 
Largimi nga objektet e përcaktuara për karantinë shtetërore

Qytetarët tanë të cilët janë vendosur në karantinë shtetërore, të njëjtat i lëshojnë ditën e 14-të nga akomodimi. Ata largohen nga objektet me transport të tyre ose transport që e kanë siguruar vetë.

Të punësuarit në MPB dhe ARMV, të cilët janë të obliguar për zbatimin e rendit dhe disiplinës në objekte, e vendosin rendin edhe gjatë largimit, ku personat lëshohen sipas numrit të dhomës në të cilën janë vendosur, pa ardhur në kontakt nëpërmjet personave të akomoduar, gjegjësisht dhomë pas dhome.

Gjatëlargimit nga objektet, secili person merr vërtetim se ka qenë i akomoduar në karantinë, të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe nga objekti në të cilin kanë qenë të akomoduar.

Transport deri në objektet për karantinë shtetërore deri në lokacionin për vetizolim

Largimi i  personave të akomoduar në objektet për karantinë shtetërore, kryhet pas hyrjes në fuqi të orës policore, me qëllim kontroll më e lehtë e lëvizjes së personave që largohen nga objekti, për sigurinë e tyre dhe për sigurinë e të tjerëve.

MPB i njofton të gjitha automjetet me të cilat kryhet transporti i personave, të cilët lirohen nga karantina shtetërore, me qëllim lëvizje pa pengesë deri në objektin ku personi do të jetë në vetizolim.

Personi i cili largohet nga objekti për karantinë shtetërore, shkon vetë në automjet ose bashkë me personin me të cilin ka qenë në dhomë, në ulësen e pasme, në rast kur automjeti drejtohet nga dikush tjetër, ku të gjithë personat në automjet mbajnë maskë mbrojtëse dhe doreza.

Nuk lejohet transportimi i më shumë personave (grupim) për shkak të shfrytëzimit të transportit të përbashkët, përveç kur bëhet fjalë për familje e cila vetizolimin do ta kryejë në adresë të njëjtë.

 

Vetizolim i obligueshëm për 14 ditë prej ditës së largimit nga karantina shtetërore

Personat të cilët largohen nga karantina shtetërore, e kanë për obligim të kryejnë vetizolim në kohëzgjatje prej 14 ditësh, sipas Udhëzimit për zbatimin e karantinës shtetërore pas vendimit të miratuar të Qeverisë.

Gjatë largimit nga karantina shtetërore, personat nënshkruajnë dy kopje të deklaratës për vetizolim (një për Ministrinë e Shëndetësisë, tjetri për Ministrinë e Punëve të Brendshme), në të cilët nënshkruhen mjeku përgjegjës i pranishëm gjatë kohës së largimit dhe përgjegjës nga MPB.

Gjatë largimit nga karantina shtetërore, kryhet kontrolli i shëndetit të personave të vendosur në karantinë shtetërore dhe në rast se vërehen simptome të COVID-19, veprohet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Shëndeti i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme

Shëndeti i qytetarëve dhe mbrojtja e tyre në këtë situatë, janë më me rëndësi. Me rëndësi është që edhe qytetarët tanë të cilët kanë qenë jashtë vendit të pranohen në Maqedoninë e Veriut në nivel më të lartë, sepse Qeveria çdo ditë sjell masa, rekomandime, konkluzione dhe dekrete, me qëllim tu ndihmojë qytetarëve të ruajnë shëndetin. Në këtë drejtim janë edhe kufizimet më të rrepta në lëvizjen e qytetarëve, për të pasur numër më të ulët të të infektuarve dhe të vdekurve, sa më shumë të shëruar dhe më shpejt si shtet të dalim nga kriza me virusin korona.