Takim i Kryeministrit Spasovski me Shoqatën e teknologjive informatiko-komunikuese: Egzistojnë mundësi për zgjidhjen e çështjes

Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, u takua me përfaqësues të të gjithë operatorëve të bashkuar në Shoqatën e teknologjive informatiko-komunikue.
Në takim është biseduar për të gjitha aspektet të cilat dalin prej ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.
Është konstatuar se ekzistojnë mundësi që të vihet drejt zgjidhjes së përbashkët shumë shpejtë, si dhe ndërgjegjësim prej të gjitha palëve për zgjidhjen e çështjes, në pajtim me interesin e shtetit dhe të qytetarëve.
Duke marrë parasysh mundësit që shihen për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë, ka pajtueshmëri që të anulohet ndërprerja e paralajmëruar e ritransmetimit të kanaleve televizive vendore dhe të huaja.