Takim i Kryeministrit Spasovski me drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Klluge: Shteti ynë në mënyrë shembullore i zbaton rekomandimet e OBSH-së për korona virusin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, u takuan me Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, i shoqëruar nga përfaqësuesit e OBSH-së dhe nga Xhihan Tavilah, shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.

Në takim u bisedua për situatën me korona virusin në botë dhe në vend, si dhe për mekanizmat e mbrojtjes që i ndërmarrin shtetet, si dhe për reformat në shëndetësi, me qëllim qytetarë të shëndetshëm.

U vlerësua se shteti ynë, në raport me situatën me korona virusin, tregoi gatishmëri të lartë në zbatimin e rekomandimeve të OBSH-së në pjesën e parandalimit dhe në reagimin për mbrojtje dhe se është shembull i suksesshëm se si duhet të veprojnë edhe vendet tjera.

Në takim u ndanë edhe informacionet më të reja rreth situatës me korona virusin dhe u konstatua si i rëndësishme informimi në kohë i qytetarëve për masat e vetëmbrojtjes, ndjekja e rekomandimeve të OBSH-së nga ana e institucionet shtetërore kompetente dhe ndërmarrja e masave në kohë për izolim të rasteve potenciale që shteti ynë po bën.

“Kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe të gjitha masat tjera për të cilat vlerësuam se janë të duhur, me qëllim të ndërprerjes së përhapjes së virusit. Ishim të vetëdijshëm për mundësinë e përhapjes së virusit edhe në vendin tonë dhe prandaj kemi bërë përgatitjet e duhura. Shtabi i krizave, i formuar për përballje me korona virusin, me përkushtim i ndjek informacionet e reja dhe është i gatshëm që në kohë të jep udhëzimet e duhura për reagim, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u bisedua edhe për reformat e rëndësishme në sistemin shëndetësor. Bashkërisht u theksua rëndësia e motivimit të punonjësve shëndetësor, të cilët do të punojnë në vendin e tyre të lindjes. U theksua përkushtimi për punonjës të shëndetshëm, të cilët në këtë mënyrë mund të jenë produktiv edhe në ekonomi. Bashkërisht u theksua përcaktimi drejt zhvillimit të kulturës së shëndetësisë dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës, drejt të cilit shteti ynë është i gatshëm të punojë bashkë me OBSH-në, si vend i cili është i përkushtuar drejt përkushtimit dhe kontributit për plotësimin e kritereve dhe vlerave evropiane.

Në këtë drejtim është vlerësuar se vendi është në rrugë të drejtë dhe se duhet të vazhdojë me reformat që janë të rëndësishme për qytetarët.

Përfaqësuesit e OBSH-së nga Evropa janë këtu për Forumin e dytë nacional “Nëna të shëndetshme, foshnje të shëndetshme: Maqedonia e Veriut u përgjigjet sfidave”.

Me respekt,


Sektori për Marrëdhëniet me Publikun
Sekretariati i Përgjithshëm

Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
+389 2 3123 371; +389 2 3122 375
press@vlada.gov.mk
vlada.mk
    

 

--
To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to press.sluzhba2+unsubscribe@vlada.gov.mk.

 
 
 
 
 
3 Attachments