Zaev dhe Kryetari i Senatit të Çekisë, Kubera: Presim sjelljen e shpejtë të vendimit për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në për shkak se vendi e meritoi një gjë të tillë

Kryetari i Qeverisë, RMV-së, Zoran Zaev në shoqërim të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe sekretarin shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Zoran Popov në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Republikën e Çekisë sot realizoi takim edhe me kryetarin e Senatit të këtij vendi, Jarosllav Kubera.

Në takim është potencuar bashkërisht se Maqedonia e Veriut dhe Çekia kultivojnë miqësi shumëvjeçare dhe të thellë.

Kryeministri Zaev, kryetarit të Senatit të Çekisë, Kubera e ka transmetuar falënderimet në emër të Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Pragës për vendin tonë, e cila, reflekton edhe angazhimin e përhershëm për integrimet tona evropiane dhe të vendeve tjera anëtare të grupit të Vishegradit.

Në këtë drejtim, Zaevi e potencoi momentin kur mbështetja nga Çekia dhe vendet tjera të Vishegradit kanë arritur si porosi e fuqishme se Maqedonisë së Veriut i është shkaktuar padrejtësi në tetor kur Këshilli Evropian nuk arriti marrëveshje që vendi t’i fillojë negociatat me BE-në.

Kryetari i Senatit të Çekisë, Kubera ka potencuar se pret sa më shpejtë të jetë e mundur sjellje e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në sepse, siç ka thënë, Maqedonia e Veriut këtë e meriton me reformat edhe me marrëveshjet historike që i ka arritur me Greqinë dhe me Bullgarinë.

Bashkëbiseduesit në takim janë dakorduar se të dy vendet kultivojnë bashkëpunim të jashtëzakonshëm i cili tani do të konfirmohet dhe përforcohet edhe me anëtarësimin në NATO, si jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.