Kryeministri Zaev: Ndërtimi i lidhjes ndër-sistemike të gazit Petriç-Strumicë, është potencial serioz për zhvillimin e vendit

Interkonektori (lidhje ndër-sistemike e gazit Petriç-Strumicë) është një vizion i madh, i ndërlidhjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, por edhe gazifikimit në tërë rajonin juglindor të vendit tonë, në përputhje me strategjitë nacionale dhe një nga prioritetet strategjike të shtetit tonë, theksoi Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në tryezën e rrumbullakët për formimin e tregut energjetik rajonal nëpërmjet përmirësimit të lidhjes energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në organizim të Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare dhe Pallatit Industrial Tregtar Bullgaro-Maqedonas.

Kryeministri Zaev tha se nëpërmjet resurseve nacionale energjetike zhvillohet tërësisht rrjeti i gazsjellës”, i cili momentalisht nga Shkupi është lëshuar deri në Shtip dhe deri Kleçovce dhe njëkohësisht vazhdon në Negotinë, Kavadar, Prilep dhe Manastir, ndërsa pjesa e dytë është lidhja nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar, dhe nga viti ardhshëm do të vazhdojë në Kërçovë.

“Qëllimi është që të mbyllim plotësisht këtë unazë dhe në pjesën juglindore të shtetit të ndërtohet një Interkonektor, i cili do të bëjë ndërlidhjen e rrjetit gazsjellës me rrjetin gazsjellës i cili shkon në drejtim Sofje-Greqi, përskaj, Bllagoevgradit, Sandanski dhe Petriç, ku duhet të sjellim sistemin gazsjellës drejt Strumicës dhe këtij rajoni, që të mund të lidhjet me gazsjellës nacional, por edhe për zhvillimin e sistemit për rrjetin gazsjellës”, shpjegoi Kryeministri Zaev.

Për krahasim, Kryeministri Zaev përmendi potencialin e luginës së Strumicës, e cila vetëm për eksport prodhon produkte bujqësore në sezonin e hershëm me vlerë prej 130 milion euro. Me energji të lirë, e cila do të ndihmojë për të arritur këtë në një ose dy muaj më herët, do të thotë konkurrencë e lartë e atyre produkteve bujqësore, potencial serioz për përfitim dhe zhvillim të qëndrueshëm të veprimtarisë së çmuar- prodhim të ushqimit.

Nga industria e lehtë dhe e rëndë, i gjithë rajoni është një konsumator serioz dhe ka potencial të përdorë gaz natyror. Në Strumicë momentalisht ka të kyçur në gazin natyror shumë se 350 amvisëri, 17 fabrika, të gjitha kopshtet, shkollat, të gjitha zonat industriale dhe rrjeti i gazsjellës të vitit 2010 funksionon në mënyrë të suksesshme edhe atë përmes gazit të kompresuar. Imagjinoni se cili do të ishte potenciali nëse do të kishim një tubacion gazi ", krahasoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se një projekt i tillë është me rëndësi strategjike nacionale, pasi ofron mundësinë për një burim të dytë të energjisë dhe mundësinë e lidhjes me TAP (Tubacioni Trans Adriatik- Trans Adriatic Pipeline) dhe të sigurojë një rrjedhë të qëndrueshme të gazit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë përdoruesit e saj.

Kryeministri Zaev i numëroi Korridorin 8 - hekurudhën në vlerë prej 607 milion euro dhe autostradën kufitare Kumanovë-Bullgari në vlerë prej 60 milion euro, punën në vendkalimet kufitare Klepalo afër Berovës, dhe Simitli, si projekte të mëdha infrastrukturor të cilat duhet të bëjnë lidhjen mes Shkupit dhe Sofjes shumë më të shpejtë, më efikase dhe më tërheqëse.

Dy vitet e fundit vendi ynë ka qenë mik për të gjithë fqinjët e saj, por Bullgaria ka ndërmarrë hapin e parë, ia shtriu dorën kur ishte më e vështirë dhe tani ne, të paktën, duhet të bëjmë diçka në këmbim, për të rritur bashkëpunimin tonë në çdo aspekt, dhe natyrisht më e preferuara nga të gjitha është rritja ekonomike. Për shkak se është i prekshëm, vlerësohet, do të thotë standard, cilësi më e lartë e jetës për qytetarët në të dy anët e kufirit ", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se nisma të tilla janë të mirëseardhura pasi ato nënkuptojnë përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve për të arritur rezultatin e dëshiruar. 1 miliard euro bashkëpunim tregtar, i cili siç tha Kryeministri Zaev, është i mundur vetëm përmes biznesit.

Ai në fund shfrytëzoi mundësinë që ti inkurajojë të gjithë përfaqësuesit e biznes sektorit të shfrytëzojnë potencialin e bashkëpunimit të mrekullueshëm mes dy vendeve, i cili ekziston dhe do të zgjasë me vite.