Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e rregullt të 169-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 169-të me më tepër pika në rend të ditës nga programi i saj i punës në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje të Qeverisë do të shqyrtohet informacioni në lidhje me kërkesën për dhënien e licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, distribuim i energjisë ngrohëse, me propozim të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime për ujë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra për Menaxhim me Kriza në këtë mbledhje do të prezantojë pikën për informacionin lidhur me miratimin e Memorandumit për bashkëpunim/mirëkuptim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës Euroatlantike për Koordinim në përgjigje të katastrofave (EADRCC) për zbatimin/realizimin e stërvitjes së përbashkët “Maqedonia e Veriut 2020”.

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të miratojë tekstin e propozim-ligjit për përcaktimin e statusit juridik të ndërtesave të ndërtuara pa leje, si dhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.

Ministrat në Qeveri do të shqyrtojnë edhe informacionin për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2023, me Plan Veprimi të Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë edhe informacioni për progresin e ndërtimit të banesave dedikuar personave me rrezik social dhe grupeve të tjera të cenueshme dhe banesa dedikuar për shitje.

Mbledhja e rregullt e 169-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë të fillojë në orën 12:00.