Kryeministri Zaev në Vjenë : Pres që BE të kthehet në principet burimore dhe të tregoj kujdes më të madh dhe vëmendje për proceset e zgjerimit, ne mbetemi të përkushtuar në atë rrugë

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot morri pjesë në debatin me temë “Maqedonia e Veriut: Perspektivat evropiane dhe përforcime i reformave vendore për barazi sociale”, që u mbajt në organizim të Institutit Karl Rener dhe Fondacionin Fridrih Ebert në Vjenë.

Në debat, në të cilën mori pjesë edhe Andres Shider, anëtar i Parlamentit Evropian dhe kryesues me Delegacionin e komitetit parlamentar të përbashkët  BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, në fjalimin hyrës, Kryeministri Zaev i njoftoi të pranishmit me pikat më të rëndësishme të proceseve reformuese dhe theksoi se si tërësisht e përkushtuar në këto procese, Qeveria e ripërtëriu demokracinë dhe prezantoi rezultate konkrete në katër fusha, siç kërkohej në Konkluzën e Këshillit të BE në qershor të vitit 2018, në sundimin e së drejtës, anti-korrupsionit, reformat në siguri dhe reformat në administratën publike dhe paralelisht u bënë ndryshime të rëndësishme pozitive edhe në sferën sociale.

“E rritëm pagën minimale dy herë për dy vite. E rritëm ndihmën sociale për 300 përqind, në dobi të 30 mijë familjeve. Është rritur mbështetja për 70 mijë fëmijë. Pagat në sektorin publik, për mjekët, punëtorët social dhe arsimtarët janë më të larta. Vendosëm pension social në mënyrë qytetarët e moshuar nuk mbeten pa asnjë të ardhur. Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë një shoqëri të barabartë sociale ku të gjithë kanë mundësi të barabarta”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev potencoi se në planin ndërkombëtarë dhe atë dypalësh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut arriti ti zgjidh çështjet dypalëshe me Bullgarin dhe Greqinë dhe kjo e bën vend pa çështje të hapura me fqinjët, si vend i vetëm në Ballkanin Perëndimor nga kjo perspektiv.

“Marrëveshja e Prespës është zgjedhje e denjë dhe e pranueshme për të dyja palët. Ajo bazohet në kompromis që e ndërton miqësi. Kompromisi  që është i mirë edhe për të dyja palët. Së bashku me Kryeministrin Cipras krijuam një model për zgjedhjen e çështjeve komplekse”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se kjo është e afirmuar nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Presidentin e Francës, Makron i cili dha mbështetje të këtyre politikave në para referendumit për ndryshimin e emrit, si hap drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Për RMV-në, nuk ka alternativ për integrimin në BE dhe NATO. Ne e shfrytëzuam kohën tonë “ në sallën e pritjes” dhe sot jemi të përgatitur politikisht dhe institucionalisht për fillimin e negociatave në BE. E kuptojmë Francën, por mendojmë se zgjerimi mund të shkoj paralelisht me debatin me metodologjinë për anëtarësim në BE,” tha Zaev.

Kryeministri Zaev në debatin për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut në Vjen tha se është ende optimist dhe se pret që shefat e shteteve të vendeve të BE-së në samitin e tyre në Bruksel të sjellin vendim dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim  të vendit tonë.

“Pres që BE-ja të kthesh në principet burimore dhe të tregoj kujdes dhe vëmendje më të mëdha për proceset për zgjerimin, të konfirmohet forca e tërheqjes për anëtarësim në BE, dhe të eliminohet interesi i palëve të treta në rajon. Ne besojmë në idenë e BE-së, dh do të mbetemi të përkushtuar në atë rrugë”, potencoi Kryeministri Zaev.