Me iniciativë të Maqedonisë së Veriut në Samitin në Poznan do të miratohet Deklarata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së

Një nga dokumentet që do të miratohet në Samitin Vjetor të Ballkanit Perëndimor që sot dhe nesër mbahet në Poznan, Republikën e Polonisë, do të jetë edhe Deklarata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.

Deklarata e cila u propozua nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Samitin e BE-së – Ballkani Perëndimor në Sofje më 17 maj 2018, inicionte përkushtim rajonal për integrimin e romëve si pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe do të nënshkruhet nga Forumi i Liderëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, të premten më 5 korrik.

Iniciativa për këtë deklaratë, me mbështetje të fuqishme të Komisionit Evropian dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal, përcakton qëllime ambicioze por edhe reale për integrimin e Romëve, që vendet nga rajoni duhet ti arrijnë para aderimit në BE.

Deklarata i përfshin edhe parimet themelore të domosdoshme për arritjen  e qëllimeve të parashtruara, duke përfshirë koordinimin e brendshëm, shpërndarjen e buxhetit, ndjekjen dhe njoftimin, pjesëmarrjen e romëve, si dhe i vendos parimet themelore për arritjen e qëllimit strategjik të Strategjisë Nacionale të Romëve 2014-2020:

Ulja e hendekut ndërmjet komunitetit rom dhe jo-rom, përforcimi i procesit të monitorimit për realizimin e politikave publike dhe aktiviteteve të qeverive në rajon, do të kontribuojë drejt përmirësimit të pozitës së romëve.

Ministri pa portofol i ngarkuar për implementimin e Strategjisë së romëve në Qeverinë e RMV-së Muzafer Bajram është edhe pikë kontakti nacional për romët për koordinimin e planeve të veprimit për realizimin e përcaktimeve të Deklaratës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së, që do të miratohet në Samitin në Poznan.