Delegacioni i Qeverisë së RMV-së në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s afirmon qëndrimin se është tërësisht e përkushtuar në ruajtjen e statusit të Trashëgimisë kulturore botërore të rajonit të Ohrit

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s në Baku, Azerbejxhan në të cilën do të diskutohet për gjendjen me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit.

Delegacionin të cilin e udhëheq ministri pa portofol Edmond Ademi, në përbërje të së cilit janë edhe zëvendësministri për punë të Jashtme, Andrej Zhernovski dhe kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, gjatë sesionit të Komitetit, delegacioni do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Qendrës për trashëgimi botërore të UNESKO-s, me delegacionet e vendeve anëtare në mes të cilave janë: Kina, Brazili, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe me kryesuesin e Komitetit dr. Abulfas Garajev, ministër për Kulturë i Azerbejxhanit.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim edhe me kolegët nga Republika e Shqipërisë, në drejtim të veprimit dhe menaxhimit të përbashkët me Liqenin e Ohrit dhe rrethinën e tij.

Gjatë sesionit të 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendos theks të posaçëm dhe do të afirmojë qëndrimin se është tërësisht e përkushtuar në ruajtjen e statusit të trashëgimisë kulturore në nivel botëror të rajonit të Ohrit, i cili nuk i përket vetëm Maqedonisë së Veriut por gjithë botës.