Kreyministri Zaev në fjalimin përmbyllës në Kuvend ku u zgjodhën ministrat e ri: Jemi të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe zhvillimin e ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fjalimin e tij përpërmbyllës në seancën e Kuvendit për zgjidhjen e anëtarëve të Qeverisë rekomandoi se në kushte kur shteti deri në fund të vitit pret anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, maksimalizohet efekti në reforma, veçanërisht në ekonomi, përmes vendimeve të mëdha që do të miratohen dhe benifitet nga kjo do ti përjetojnë të gjithë qytetarët.

“Ky ndryshim ka për qëllim përgatitjen për periudhën e rëndësishme që nuk duhet ta lëshojmë, por duhet të përgatitemi me të gjitha kapacitetet dhe të njëjtën ta shfrytëzojmë”, tha kryeministi Zaev, duke potencuar se një periudhë e tillë ka ndodhur në të gjitha vendet kur ato janë bërë anëtare e NATO-s ose kur i kanë hapur negociatat me BE-në.

“Unë jam i bindur se deri në fund të vitit, kemi shansa të mëdha të bëhemi anëtare e NATO-s. Deri më tani 20 shtete kanë ratifikuar protokolin për anëtarësim në NATO. Gjithashtu, jam i bindur se deri në fund të vitit do t’i hapim kapitujtë 23 dhe 24 me BE-në, që më në fund pas 15 viteve ti fillojmë negociatat që me vite i kemi pritur dhe dëshiruar.

Në një periudhë të tillë duhet t’ju kushtojmë në mënyrë maksimale reformave të përgjithshme në shtet. Besoj se reformat më të mëdha janë përgjegjësi personale, nga kryeministri, ministrat dhe për të gjitë qytetarët të këtij vendi, që ta rrisim kapacitetin tonë nëpërmjet aktivitetit, përgjegjësisë, ndërgjegjës dhe përkushtimit. Kjo është periudhë e rëndësishme dhe nuk duhet lëshuar dhe gjithashtu duhet ti shfrytëzojmë të gjitha efektet, që qytetërt të mund ti ndjejnë të njëjtat”, shtoi kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, në fjalimin përmbyllës në seancës në

Kuvend për votimin e anëtarëve të rinjë të Qeverisë tha se ndryshimet në pjesën e rikonstruimit janë vetëm pjesë e ndryshimeve të paralajmëruara që ndodhin, ndërsa diskutimet në Kuvend i vlerësoj si të shëndosha që do të ndikojnë në përkushtimin më të madhë në punë.

Deputetët me shumicë votash i zgjodhën ministrat e rinjë të Qeverisë:

  • Trajan Dimkovski, ministër që do të udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërve,
  • Naser Nuredini, ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapësiror,
  • Sadulla Duraku, ministër që do të udhëheq Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive,
  • Hysni Ismaili, ministër që do të udhëheq Ministrinë e Kulturës, dhe
  • Goran Milevski ministër i cili do të udhëheq Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale

Anëtarët e rinjë të Qeverisë dhanë dhe nënshkruan deklaratë para deputetëve se funksionin do ta kryejnë me ndërgjegjje dhe përgjegjësi në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.