Kryeministri Zaev në takim me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës së Ohrit, Georgievski dhe shoqatën qytetare “Vetëdija”: Nëpërmjet dialogut me të gjitha palët e interesuara do të gjejmë zgjidhje për objektin religjioz në Ohër

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski dhe me ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Institutit Kombëtar Enti dhe Muzeu i Ohrit, Eleonora Novakovska, me përfaqësuesit dhe kryetarin e shoqatës qytetare “Vetëdija”, Mihail Trendafilov.   

Në takim u bisedua për problemet e trashëguara për ndërtimin e kontestueshëm pa dokumentacion adekuat, të një pjese të objektit religjioz në qendrën e qytetit dhe për gjetjen e zgjidhjeve, në pajtim me Ligjin, si dhe u bisedua edhe për aspektet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në qytetin e Ohrit, që është me rëndësi të përbashkët për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi se institucionet do të veprojnë në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se nëpërmjet dialogut me të gjitha palët e interesuara dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje, do të gjenden zgjidhje në interes të qytetarëve të Ohrit dhe të shtetit, i cili mbetet i përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të pasur që e posedon qyteti i Ohrit.