Kryeministri Zaev në takimin me përfaqësuesit e Asociacionit të taksi vozitësve legal: Eliminimi i taksi shërbimeve jo legale dhe fiskalizimi i cilësisë së taksi shërbimeve me standarde ekologjike janë në interes të përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me delegacionin e Asociacionit të taksi vozitësve legal, të cilët në këtë takim i shprehën pritjet e tyre për miratimin e shpejtë të ndryshimeve ligjore, me të cilat duhet të zgjidhet çështja e taksi vozitësve jo legal dhe kompanive, mundësitë për fiskalizimin e tërësishëm të taksi shërbimeve, si dhe zgjerimin e mundësive për subvencione të automjeteve elektrike.

Në takim, Kryeministri Zaev, theksoi se çështjet me interes për përfaqësuesit e Asociacionit të taksi vozitësve legal, të cilët punësojnë më tepër se 4.000 persona, janë edhe në interes të Qeverisë, veçanërisht pjesa e fiskalizimit dhe eliminimit të ekonomisë gri, si dhe cilësia e taksi shërbimeve për qytetarët.

Në veçanti u theksua interesi i përbashkët për zgjidhje sistematike të furnizimit me automjete te reja me standarde të larta ekologjike dhe automjeteve elektrike, si kontribut në përballje me ndotjen e ajrit.