Takimi i Kryeministrit Zaev me delegacionin e ONP të udhëhequr nga drejtori rajonal për Evropë, Koler: Rezultatet e planit social ekonomik pas Marrëveshjes së Prespës dhe NATO perspektivat, janë argument i mirë

Kryetari i Qeverisë së Republikës s Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruan nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, sot u takuan me delegacionin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të udhëhequr nga Hajnc Koler ndihmës drejtor i përgjithshëm  në Organizatën dhe drejtor rajonal për Evropë dhe Azi.

Në takim u përshëndetën ndryshimet politike pozitive në vendin tonë pas arritjes së Marrëveshjes së Presës që rezulton edhe me rezultate në sferën sociale ekonomike. U konstatua se rezultatet në planin social ekonomik do të jenë argument i mirë për negociatat aderuese me BE-në dhe Kapitullin e 19, që ka të bëjë me politikën sociale dhe punësimin.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është e përkushtuar në dialogun efikas social ekonomik në shtet, me të gjitha palët dhe se vendimet e çështjeve politike hapën mundësi për rritjen e investimeve të huaja, rritje të pagave, rritje të pagës mesatare, rritje të PBB-së që janë trende pozitive sociale ekonomike.

“Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i shpresës në rajon. NATO integrimi ka filluar. Në qershor presim hapje të negociatave me BE-në. Kjo për shtetin tonë do të thotë stabilitet dhe siguri, por do të thotë edhe përmirësim i mënyrës së jetës së qytetarëve. U jemi përkushtuar programeve për rritjen e standardit jetësor, që tani për shkak të klimës pozitive në shtet ka kushte të realizohen. Qëllimi ynë është të kemi punonjës të motivuar dhe qytetarë të motivuar. Presim ta arrijmë qëllimin që e kemi parashtruar dhe ua kemi premtuar edhe qytetarëve, zhvillimi i shtetit në planin social dhe ekonomik”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për ndihmën dhe përdorimin e përvojave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në pjesën e arritjes të shkathtësive dhe përmirësimin e shkathtësive për punën e punonjësve, në nivel kombëtar dhe lokal. Gjithashtu, u bisedua edhe për rëndësinë e Konferencës që e organizon Organizata Ndërkombëtare e Punës në qershor në Gjenevë, për ardhmërinë e punës në të cilën pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve në nivel të lartë politik të vendeve të BE-së.