Financial Times për tejkalimin e kontestit të emrit: Vendimi i Maqedonisë është hap pozitiv për Evropën

“Vendimi i Maqedonisë është hap pozitiv për Evropën”, vlerëson gazeta prestigjioze britanike Financial Times, e cila në opinionin e kolegjiumit editorial të medias thotë se me zgjidhjen e problemit të hapur 27 vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë është arritur arritje e rrallë që vlen për t’u festuar në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, Financial Times thekson se çështja e hapur rreth emrit ndërmjet dy shteteve ishte pengesë për integrimet në BE dhe NATO të vendit tonë dhe si rezultat i këtij konteksti politik, 2 milionë njerëz mbetën me pak shanse për prosperitet ekonomik dhe pa asnjë garanci për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

“Në korrik të vitit të kaluar të dy kryeministrat nënshkruan Marrëveshjen në bregun e Liqenit të Prespës, me të cilën vendi u riemërua në Republika e Maqedonisë së Veriut, duke njohur gjuhën dhe kulturën,përkufizon se nuk ka lidhshmëri me trashëgiminë e lashtë kulturore dhe qëndrimet irredentiste në tekstet e historisë hiqen”, shkruan Financial Times dhe shton se kontesti rreth emrit ishte anakronizëm ekscentrik i cili ishte i varur në pjesën e Evropës, që është sinonim i tensioneve etnike dhe rivaliteteve gjeopolitike.

“Kryeministrit të sapozgjedhur Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras, u përkasin meritat për kompromisin e arritur. Kryeministri grek mori përgjegjësinë pavarësisht rezistencave të opozitës greke”, shkruan gazeta britanike Financial Times.

“Tani është radha e Greqisë. Është më se e qartë se z. Cipras e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të nevojshme për ratifikim. Pavarësisht të thirrjeve për dënim që vijnë nga nacionalistët dhe nga e djathta qendrore në opozitë, është e sigurt se Marrëveshja do të votohet me mbështetjen e To Potami, parti e vogël qendrore e majtë, e cila porositi se deputetët e saj do të votojnë në mënyrë të lirë”, u përmbyll në tekstin e botuar në gazetën prestigjioze britanike Financial Times.