Nga mbledhja e tetë e Këshillit për zbatimin e strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësisë: Të gjitha propozim-ligjet e gjyqësorit do të përgatiten dhe do të dërgohen për procedurë në Kuvend deri në fund të vitit

Anëtarët e Këshillit për monitorimin e implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësisë (2017-2022) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tetë të mbajtur sot, kryesisht diskutuan për ndryshimet që sjellin Ligji mbi procedurën penale dhe Ligji për ekzekutimin e sanksioneve.

Në debatin për Ligjin mbi procedurën penale përveç pjesëmarrësve të grupit punues, diskutues  kryesor ishin avokatët dhe prokurorët publik, të cilët theksuan disa vendime të ligjit të cilat kanë nevojë për përmirësime shtesë, ndërsa Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë Ljubomir Joveski kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të shpërndajë ligjin e ri, në mënyrë që prokurorët publik dhe gjyqtarët të mund ta shqyrtojnë dhe të paraqesin mangësitë e mundshme.

Kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1-Shkup, Ivan Xholev, drejtoi diskutimin e tij në procedurën për mbajtjen e procesverbalit gjyqësor, përkatësisht nevojën për teknikë audio dhe audiovizuele gjatë seancave gjyqësore, ndërsa Avokati i Popullit, Ixhet Memeti theksoi ato momente që kanë të bëjnë me shkelje të caktuara të të drejtave të personave të ndaluar, respektivisht peronave të dyshuar.

Ligji mbi Procedurën Penale, sipas mendimit të ish-gjykatëses Violeta Duma, është element thelbësor në punë dhe për këtë arsye edhe ajo është e mendimit se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Procedurën Penale duhet t'u jepet për shqyrtim gjyqtarëve.

Sipas strategjisë, siç theksoi ministrja Deskoska e cila sot kryesoi me mbledhjen, deri në fund të këtij muaji do të shqyrtohen nevojat e 18 gjykatave në vend për funksionimin e tyre pa pengesë.

Ministrja Deskoska njoftoi se deri në fund të këtij viti, të gjitha ligjet e parapara do të hartohen  dhe do të lëshohen për procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.