Osmani: Unifikimi I alfabetit paraqet unifikim letrar, kulturor dhe intelektual të Shqiptarëve

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt pres Konferencë me rast të shënimit të 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, në kuadër të së cilës fjalimin kishte Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani; Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani; Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri dhe violinisti shqiptarë - Shkëlzen Doli, i cili është pjesë dhe i Filarmonisë së Vjenës,  i cili, në koncert me violinë do të performojë në ngjarjen qendrore për shënimin e jubileut, së bashku me Filarmoninë Maqedonase.

“Dita kur potencialet intelektuale të shqiptarëve nga gjithë bota kanë arrirë të bashkohen drejtë unifikimit të alfabetit të tyre, paraqet pikë historike të unifikimit letrar, intelektual, kulturor por edhe etnik të gjithë shqiptarëve - theksoi Osmani, duke potencuar faktin se kjo ngjarje historike, 110 vite më parë është zhvilluar në Manastir, ku, theksoi Osmani, rëndësinë e veçantë për Shqiptarët e Maqedonisë. Në këtë drejtim, Osmani shtoi se pikërisht për këtë dita e mbajtjes së Kongresit të Manastirit - 22 Nëntori, si Ditë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, paraqet festë dhe ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë, e gjithashtu ditë të rëndësishme edhe për të gjithë qytetarët tjerë në vend, duke konfirmuar vendin në kontekst historik si djep botëror të arsimit.
Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se këtë vit Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e obliguan Sekretariatin për Çështje Evropiane, që ti organizojë ngjarjet që kanë të bëjnë me shënimin e këtij jubileu.

“Për Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 Vjetorin e Kongresit të Manastirit, nën moton: “Për ne dielli lind në perëndim” kemi përgatitur organizim të më shumë ngjarjeve, në Shkup dhe Manastir, të cilat do të kurorëzohen në koncerte të violinës të gjigantit artistik Shkëlzen Doli , me Filarmoninë e Maqedonisë, nën dirigjimin e Mihael Macijashçik nga Polonia, që do të mbahet në hapësirat e Filarmonisë së Maqedonisë, të enjten më 22 Nëntor me fillim në ora 19.”- Theksoi Osmani, duke vërtetuar se ngjarja do të transmetohet drejtpërsëdrejti në kanalin e dytë televiziv të RTVM-së, gjithashtu theksoi dhe në paralajmërimet për transmetim të drejtpërdrejtë dhe në disa televizione nacionale në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe transmetimin e drejtpërdrejt në internet.

Në kuadër të shënimit të ditës së Alfabetit të gjuhës Shqipe dhe 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit është paraparë të ketë më shumë ngjarje në Shkup dhe Manastir, siç është Paneli në kuadër të Muzeut - Shtëpisë së Alfabetit Shqip në Manastir, pas çka do të vijojë edhe Konferenca Shkencore në hotelin Epinal, si dhe promovimi i më shumë librave dhe veprave hulumtuese shkencore, nga sot zyrtarisht do të hapet web faqja, në të cilën do të vendosen të gjitha faktet interesante historike për unifikimin e alfabetit, për Kongresin e Manastirit, por edhe përmbajtjen artistike nga letërsia Shqipe, poezi etj...