Kovaçevski me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore: Si edhe luftëtarët maqedonas për liri, njëri afër tjetrit, të qëndrojmë të fuqishëm dhe të bashkuar në rrugën evropiane përpara

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e madhe shtetërore 11 Tetorin - Ditën e Kryengritjes Popullore.
 
“Falë suksesit në LÇP-së, ekziston Republika e Maqedonisë së Veriut e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike. Prandaj 11 tetori i vitit 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase.
 
Luftëtarët maqedonas, me mosbindjen e tyre që nga viti 1903 dhe me suksesin e tyre në Luftën Nacionale-çlirimtare të vitit 1944, i hapën rrugën lirisë dhe shtetësisë, por edhe përparimit maqedonas.
 
Ashtu si partizanët, afër njëri tjetrit dhe me njëri tjetrin, le të qëndrojmë të fuqishëm dhe të bashkuar në rrugën përpara. Le ta sjellim vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T'i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë - sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme!”, tha Kryeministri Kovaçevski për rastin e festës së sotme shtetërore.