Sekretari i Përgjithshëm Dimovski mbajti fjalim në manifestimin jubilar me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kinës

Me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, mr. Metodija Dimovski, pati nderin të merr pjesë në ngjarjen solemne që u mbajt në hotelin Aleksandar Pallas.

Sekretari i Përgjithshëm Dimovski vlerësoi përparimin e arritur në fushën e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe për këtë përvjetor i dërgoi urime Maqedonisë së Veriut dhe Kinës, duke uruar që kapitujt e ardhshëm të marrëdhënieve diplomatike të jenë të mbushura me bashkëpunim të vazhdueshëm në më shumë fusha, respekt reciprok dhe miqësi, me një mesazh që edhe në të ardhmen të gjejmë kanale të reja bashkëpunimi kulturor, duke u afruar dhe duke pasuruar jetën e qytetarëve tanë.