Kovaçevski-Belen: Me konfirmimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Austrinë, Maqedonia e Veriut me vendosmëri po vazhdon rrugën drejt BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski realizoi takim me me Presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrat e Drejtësisë Krenar Lloga dhe Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Austri, Osvit Rosoklija si dhe Ministrja Federale e Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq dhe ambasadori i Austrisë në vend Georg Vucas. 

Në takim u theksua miqësia shumëvjeçare dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë, si dhe bashkëpunimi i zhvilluar reciprok në disa sektorë.

Mbështetja e Austrisë për procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut është konstante dhe e fortë. Austria ka një vendosmëri të fortë se dëshiron një integrim më të shpejtë të rajonit si pjesë e BE-së. 

Presidenti Van der Bellen theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm dhe me zë të lartë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe në këtë rrugë nevojitet një konsensus kombëtar. Lidhur me procesin e ardhshëm lidhur me ndryshimet kushtetuese, presidenti theksoi se hapi i ardhshëm i shtetit nuk është i lehtë, por Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në Austrinë si një partner të besueshëm në atë rrugë.

Kryeministri Kovacevski falënderoi presidentin austriak Van der Belen për mbështetjen vetëmohuese dhe partneritetin e vazhdueshëm me vendin tonë në gati tre dekadat e fundit, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, si dhe në kuadër të OSBE-së, ku roli ynë është theksuar këtë vit, kur Republika e Maqedonisë së Veriut është në rolin e kryesuesit të Organizatës, ndërsa kandidatura e së cilës u mbështet nga Austria.

Bashkërisht u konstatua roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit në rajon dhe si partner kredibil i NATO-s dhe BE-së, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në procesin e sigurimit të përparimit të vendit, si dhe të anëtarësimit të vendit në familjen evropiane të kombeve.

Kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e Austrisë si një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, duke theksuar se ka potencial për ngritjen e nivelit të tregtisë.