Kovaçevski për Sloboden Peçat: Për herë të parë, bujqit marrin paradhënie dhe subvencionet më të larta

Në këtë vit krize kemi ndarë nivelin më të lartë të subvencioneve, mbi 150 milionë euro, për përkrahjen e bujqësisë dhe fermerët do të marrin paradhënie të subvencioneve, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në  intervistën  e sotme për  Sloboden Peçat.

“Për herë të parë në vend është futur paradhënie për bujqit, për fermerët e vërtetë. 40 mijë bujq do të marrin paraprakisht subvencionet këtë javë dhe në vijim. E kemi rritur edhe buxhetin për subvencionet e këtij viti për 20 milionë euro, që të mund të paguhet gjithçka. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, subvencionet për vreshta, të cilat ishin 40.000 denarë për hektar, tani janë rritur në 52.000 denarë. E për çdo kilogram rrush të blerë në bodrumet e verës, prodhuesit e rrushit marrin 1 denar për kilogram, subvencionim shtesë. Për ato degë që varësisht nga kushtet atmosferike kanë vështirësi të caktuara, ne gjithmonë ofrojmë më shumë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në intervistë, kryeministri Kovaçevski theksoi se blerja e produkteve bujqësore ka ecur pa probleme edhe gjatë gjithë viteve të kaluara të krizës.