Kovaçevski: Kur na mbështet BE-ja, ne fitojmë, kur ne fitojmë, fiton Evropa

Kovaçevski: Kur na mbështet BE-ja, ne fitojmë, kur ne fitojmë, fiton Evropa

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, sot mori pjesë në takimin e punës të liderëve evropianë, anëtarë të Partisë Socialiste Evropiane, në të cilin ishin të pranishëm më shumë liderë të vendeve evropiane, ndër të cilët Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez, Kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosta dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së, nënkryetarët e Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq dhe Zhosep Borell, komisionarët Paolo Xhentiloni, Nikolas Shmit dhe Elisa Fereira e të tjerë. 

Bëhet fjalë për një takim të rregullt të liderëve në të cilin diskutohet për çështjet aktuale në rendin e ditës së BE-së, në funksion të koordinimit të qëndrimeve në prag të takimit të Këshillit të Evropës.

Në takim, Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme që merr Maqedonia e Veriut nga socialistët evropianë, të cilët janë mbështetës të zëshëm të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke analizuar tri dekadat e kaluara, një periudhë plot sfida nëpër të cilat kaloi vendi ynë, Kovaçevski theksoi se politika progresive e Qeverisë së LSDM-së e nxori Maqedoninë e Veriut nga skenari i errët i nacionalizmit, prapambetjes dhe izolimit të vendit.

Tani vendi është para një sfide të re, një proces të dyfishtë zgjedhor në të cilin do të zgjidhet presidenti i shtetit dhe qeveria e ardhshme, e cila, siç theksoi Kovaçevski në fjalimin e tij, duhet të jetë evropiane dhe progresive. Nëse agjenda evropiane nuk mbizotëron, skenari i errët do ta kthejë vendin dhe rajonin në ujëra të pasigurta, në izolim. Maqedonia e Veriut e kaloi atë një herë dhe nuk duhet të ndodhë më.

Kovaçevski theksoi se në vitet e fundit Qeveria mosmarrëveshjet i ka zgjidhur me dialog konstruktiv dhe politika demokratike dhe vendi u bë anëtar i NATO-s. Progresi i Maqedonisë së Veriut nuk ishte vetëm në nivel ndërkombëtar, Qeveria rriti pagën minimale dhe pakon sociale dhe uli papunësinë.

Në prezantimin e tij, Kovaçevski dërgoi porosi se BE-ja nuk duhet të heq dorë nga instrumenti i tij i suksesshëm i politikës së jashtme që synon paqen dhe promovimin e reformave. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë një garanci edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Kur BE-ja na mbështet, ne fitojmë. Kur fitojmë ne, fiton Evropa”, theksoi Kovaçevski.

Në fjalimet e tyre, liderët e pranishëm të partive të socialistëve evropianë folën për sfidat gjeostrategjike të Unionit dhe theksuan mbështetjen e tyre të fuqishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Се работи за редовен состанок на лидерите на кој се разговара за актуелни прашања на дневен ред на ЕУ, во функција на координирање на ставовите во пресрет на состанокот на Европскиот совет. 

На состанокот, Ковачевски изрази благодарност за континуираната поддршка која Северна Македонија ја добива од европските социјалисти, кои се гласни поддржувачи на процесот на проширување на ЕУ со земјите од Западен Балкан. Анализирајќи ги изминатите три децении период полн со предизвици низ кои помина нашата земја, Ковачевски истакна дека прогресивната политика на Владата на СДСМ ја извади Северна Македонија од мрачното сценарио на национализам, назадување и изолација на земјата.

Сега земјата е исправена пред нов предизвик, двоен изборен процес на кој ќе се избира претседател на државата и идна влада, која како што истакна Ковачевски, во обраќањето, мора да биде европска и прогресивна. Ако европската агенда не надвладее, мрачното сценарио ќе ги врати земјата и регионот во неизвесни води, во изолација. Северна Македонија тоа еднаш го помина и тоа не смее да се повтори.

Ковачевски посочи дека Владата изминативе неколку години, со конструктивен дијалог и демократски политики ги реши споровите и земјата стана членка на НАТО. Напредокот на Северна Македонија не беше само на меѓународен план, Владата ја зголеми минималната плата и социјалниот пакет, а ја намали и невработеноста. 

Ковачевски во своето излагање упати порака дека ЕУ не треба да се откаже од својот успешен надворешно-политички инструмент насочен кон мир и промовирање реформи. Интеграцијата на Северна Македонија во ЕУ ќе биде гарант и за стабилноста на Западен Балкан. „Кога ЕУ нѐ поддржува, ние победуваме. Кога ние победуваме, Европа победува", истакна Ковачевски.

Во своите обраќања, присутните лидери од партиите на европските социјалисти говореа за геостратешките предизвици на Унијата и ја истакнаа нивната силна поддршка за проширувањето на ЕУ со земјите од Западен Балкан.