Kovaçevski pas memorandumit të nënshkruar: Linja hekurudhore e shpejtë Shkup-Nish-Beograd, lidhim rajonin me BE-në dhe mundësojmë zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pati konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit dypalësh dhe nënshkrimit të “Memorandumit të bashkëpunimit për  krijimin e një rrjeti hekurudhor me performanca të larta ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë”.

 

Në vazhdim është teksti integral nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në konferencën për shtyp:

 “E nderuara kryeministre Brnabiq,

 Të nderuar ministra,

 Të nderuar përfaqësues të mediave,

 Si dhe ambasadorët e vendeve për organizimin me sukses të djeshëm dhe të sotëm gjatë vizitës sonë në Republikën e Serbisë,

 Fillimisht dua t'ju falënderoj të gjithëve për ndjekjen e Panairit "Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur" dhe informuat  publikun për të gjitha momentet e këtij manifestimi ndërkombëtar.

Qeveritë tona janë fuqimisht të orientuara për të ngritur standardin ekonomik dhe social të qytetarëve dhe për t'i mundësuar komunitetit të biznesit të punojë në mënyrë cilësore dhe efikase në realizimin e planeve të tyre të biznesit dhe t'i realizojë ato brenda një kohe të arsyeshme.

Një qasje e tillë çon në zgjidhje cilësore, veçanërisht në kohë krize globale ekonomike dhe energjetike, si dhe trazira të forta gjeopolitike, që është një nxitje e madhe për ne për të investuar edhe më fort për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq. Takimi i sotëm konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në rajon, i cili është i nevojshëm për bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian dhe që përfundimisht rezulton në një Ballkan që është i lidhur dhe që mund të bashkëpunojë me sukses me njëri-tjetrin si dhe me vendet e BE-së.

Angazhimi ynë për të promovuar bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit jep benifite qytetarëve tanë, ne jemi një vend si të gjitha vendet e tjera të rajonit me ekonomi që nuk janë aq të forta sa ato të vendeve anëtare të BE-së, dhe për këtë arsye është e një rëndësie të madhe bashkëpunimi. me njëri-tjetrin sepse në bashkim është gjithmonë forca.

Kur flasim për bashkëpunim, konfirmojmë se fokusi ynë duhet të mbetet Bashkimi Evropian, sepse atje bëjnë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një orientim të theksuar evropian, jemi të orientuar drejt reformave dhe të gatshëm të kontribuojmë në bashkëpunimin ndërkombëtar në të gjitha fushat.

Sot në kuadër të nismës “Ballkanit të Hapur”,  Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve , nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e një rrjeti hekurudhor me performancë të lartë.

Ky Memorandum për  Bashkëpunim i referohet linjës hekurudhore që duhet të lidhë Athinë-Selanik-Shkup-Nish-Beograd-Zagreb-Ljubljanë-Salzburg. Sigurisht drejt Budapestit.

Konkretisht bëhet fjalë për aksin Shkup-Nish-Beograd dhe natyrisht degëzim që do të lidh në Shkup me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Bëhet fjalë për një hekurudhë që në fazën e parë duhet të ndërtohet në gjatësi rreth 50 kilometra në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe synimi është, siç tha kryeministrja e Serbisë, që korridori 10 të ndërtohet tërësisht  me një hekurudhë të re që do të jetë nga Shkupi në Selanik pastaj nga Selaniku në Pire dhe Athinë.

Shpejtësia komerciale e kësaj hekurudhe do të jetë së paku 160 km/h, përndryshe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Serbisë tashmë po diskuton për rritjen e kësaj shpejtësie përmes dokumentacionit që po bëhet në Serbi për trenat e pasagjerëve, që do të mundësojë një rrjedhë vërtet të shpejtë, të cilin nuk e kemi pasur në Ballkan dhe që e kemi parë në vendet e Evropës Perëndimore.

Qeveritë në dy javët e ardhshme do të formojnë një grup pune që do të përgatisë planin e aktiviteteve me dinamikën e realizimit të këtij projekti. Dhe kjo është pikënisja nga ku planifikojmë të fillojmë me modernizimin e sistemit hekurudhor në vend.

 Korridori 10 është një korridor i rëndësishëm evropian për ne dhe rindërtimi i tij është më se i nevojshëm për të ruajtur pozicionin konkurrues në rajon dhe në përgjithësi për të zhvilluar të gjithë rajonin përmes hekurudhës së shpejtësisë së lartë.

 Kjo është një mundësi tjetër në kuadër të nismës rajonale për të mundësuar transport të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve jo vetëm nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve anëtare të BE-së.

 Me Ballkanin e Hapur, dua t'ju kujtoj edhe përfitime të tjera që kemi bërë, e kjo është me sinkronizimin dhe njohjen e certifikatave dhe dokumentacioneve të duhura, kemi përmirësuar shpejtësinë dhe efikasitetin e transportit të mallrave, duke rritur kështu konkurrencën të rajonit.

Dje në hapjen e Panairit të Verës u tregua dhe u dëshmua se si shtet kemi rezultate të shkëlqyera. Sipas të dhënave të fundit nga World Top Export, Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon për nga eksporti i verës dhe përmasat e vlerës së saj. Për herë të parë para Greqisë sipas të dhënave më të fundit të publikuara dje nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski, jemi para edhe vendeve të tjera të rajonit, Bullgarisë, Sllovenisë, Kroacisë. Në vitin 2022, sipas vlerës së eksportit të verës, ku më parë ishim në vendin e 29-të, sipas renditjes së fundit, Maqedonia e Veriut është në vendin e 13-të në botë për eksportin e verës me 60 milionë euro eksport të verës. Pas nesh, siç e përmenda, ka një numër të madh vendesh që ishin para nesh. Eksporti më i madh i verës ka qenë tradicionalisht me Serbinë prej vitesh. Vitin e kaluar 2022, në Serbi janë shitur verëra maqedonase në vlerë mbi 20 milionë.

Para një muaji për herë të parë miratuam strategjinë 10-vjeçare për zhvillimin e vreshtarisë dhe verëtarisë dhe në mbledhjen e fundit Qeveria miratoi projektligjin e ri për verën – plotësisht në përputhje me rregulloret e BE-së. Ne investojmë shumë në sektorin e verërave dhe sipas të dhënave të fundit, subvencionet së bashku me mbështetjen shtesë arrijnë deri në 1000 euro për 1 hektar. Ne kemi 300 kantina të regjistruara dhe ato janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve nga programi IPARD, në të cilin jemi edhe lider në shfrytëzimin e këtyre fondeve të BE-së në rajon.

Ne jemi të pranishëm në Panair me 74 kantina dhe mbi 1000 etiketa maqedonase të verërave.

Veraritë, përmes iniciativës Ballkani i Hapur, punojnë së bashku për të zhvilluar bizneset e tyre dhe me këtë ne të gjithë kontribuojmë në zhvillimin e ekonomive tona, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Dua të falënderoj kryeministrin e Serbisë dhe Qeverinë që nga nesër do të përgatisin bashkërisht prezantimin e Maqedonisë së Veriut në World Expo, e cila do të mbahet në Beograd në vitin 2027. Ne ishim vërtet një nga mbështetësit më të fortë të World Expo 2027 duke u pritur nga Serbia, si fqinji ynë i parë dhe me një vend me të cilin nuk kemi asnjë çështje të hapur. Takimet tona janë shumë specifike, gjithmonë në një atmosferë miqësore dhe siç e shihni në çdo takim ka rezultate konkrete nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë dhe kompanitë tona.
Njohja reciproke e diplomave, grumbullimi i përbashkët i tarifave si në Serbi ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut përmes një M-Tag të përbashkët, heqja e një numri të madh të barrierave jodoganore që ekzistonin në pikat kufitare, zgjerimi i pikave kufitare. Futja e zgjidhjeve softuerike që lehtësojnë transportin e njerëzve dhe mallrave dhe komunikimin e tregtisë me shërbimet.

Mund të shpreh vetëm komplimente për bashkëpunimin që kemi në nivel presidentësh shtetesh dhe qeverish, në nivel ministrash. Mbi të gjitha në nivelin e qytetarëve që mbi të gjitha respektojnë njëri-tjetrin, e duan njëri-tjetrin dhe siç thotë shpesh presidenti i Serbisë se e do shumë popullin maqedonas, mund të them gjithashtu se unë dhe të gjithë qytetarët tanë e duam popullin serb si një nga më miqësorët.”