Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet RMV-së dhe SHBA=së për mbështetje eksperte për zhvillimin e një Strategjie të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje eksperte për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

“Ky bashkëpunim në një nga çështjet më thelbësore për shtetin është vetëm një konfirmim i partneritetit strategjik dhe shkallës së bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Siç e dini, më 19 shtator, qeveria miratoi informacionin për nevojën e zhvillimit të një Strategjie të Sigurisë Kombëtare, e cila do të përfaqësojë një dokument thelbësor e strategjik dhe një vizion unifikues për vendin tonë në përcaktimin e interesave jetike dhe strategjike për një vend të sigurt dhe shoqëri të qëndrueshme”, theksoi kryeministri Kovaçevski, në fjalimin e tij në manifestimin e sotëm pas nënshkrimit të Memorandumit.

Kovaçevski falënderoi Ambasadën Amerikane dhe veçanërisht ambasadoren Aggeler për këtë mbështetje.

Strategjia synon të integrojë të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë qasje në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të sigurisë së vendit dhe do të përcaktojë vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin e sigurisë rajonale, evropiane dhe globale.

Strategjia synon të integrojë të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë qasje në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të sigurisë së vendit dhe do të përcaktojë vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin e sigurisë rajonale, evropiane dhe globale.

“Jam i kënaqur që për këtë qëllim dhe përmes Memorandumit që do të nënshkruajmë sot, ekipit toni i bashkohet një profesionist amerikan i sigurisë kombëtare me mbi 35 vjet përvojë pune në planifikimin strategjik, komunikimin ekzekutiv dhe operacionet globale, si dhe shërbimi ushtarak i dalluar në nivel global”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Aggeler theksoi se është nder të jem pjesë e ngjarjes së sotme të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje eksperte për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, e cila është pjesë përbërëse e Dialogut Strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Ky është një nënshkrim shumë i rëndësishëm për ne si SHBA me partnerin tonë të rëndësishëm strategjik, Maqedoninë e Veriut. Siç thashë këtë mëngjes, më lejoni ta them përsëri. Shtetet e Bashkuara janë krenare, ne jemi krenarë për miqësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë me këtë vend, dhe jemi krenarë që ky është një partneritet strategjik që sjell kontribute të mëdha për të dy vendet. Nuk është një partneritet i njëanshëm dhe ne e kemi parë që jo vetëm në anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe në kontributet që keni dhënë deri tani për Ukrainën, por edhe në shumë aspekte të tjera të partneritetit dhe miqësisë sonë”, theksoi Ambasadorja e SHBA në vend, Angela P. Ageler, në fjalimin e saj në nënshkrimin e Memorandumit për Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili mundëson mbështetje këshillimore në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut.