1 nëntor 2023 (e mërkurë), "Festa e të Gjithë Shenjtërve" është ditë jopune për qytetarët katolikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 1 nëntor 2023 (e mërkurë) "Festa e të Gjithë Shenjtërve" është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.