Kovaçevski -Lejen: Mbështetja evropiane mundëson rritjen ekonomike, Maqedonia e Veriut bëhet edhe më tërheqëse për investitorët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kanë vizituar kompaninë "Xhanviki KPK", e cila është e specializuar në përpunimin e perimeve dhe frutave.

Ky kapacitet industrial mbështetet nga ndihma e parë anëtarësimit të BE-së për zhvillimin rural, IPARD 2, përmes mbështetjes për ndërtimin e një objekti për nevojat e kompanisë, si dhe pajisje të përshtatshme për procesin e prodhimit.

Me shumën rreth 2.3 milionë euro të siguruara nga fondet e BE-së, ky është projekti më i madh IPARD në Maqedoninë e Veriut. Është një biznes familjar, ku punësohen kryesisht femra dhe e cila kompani ka përdorur me sukses fondet IPARD për zgjerim dhe modernizimin e prodhimit të saj.

Gjatë kohës së  vizitës, kryeministri Kovaçevski theksoi se sot vendi ynë është lider në shfrytëzimin e fondeve IPARD, me 98% të shfrytëzimit që është arritja më e madhe deri më tani, e cila është rezultat i përkushtimit të Qeverisë në  ofrimin e mbështetjes së nevojshme në fushën e zhvillimit rural dhe të bujqësisë.

Me ndihmën e BE-së, në kuadër të programit IPARD 2, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, janë nënshkruar më shumë se 2300 marrëveshje, të cilat kanë rezultuar me një rritje prej 60% të 97 milionë eurove të reja të pakthyeshme për modernizimin e bujqësisë maqedonase përmes programit IPARD 3.

Gjatë vizitës në kompaninë u prezantuan edhe mundësitë e programit IPARD 3, ndërsa Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që do ta zbatoj këtë program. Me programin do të ofrohen më shumë fusha mbështetjeje, si dhe pagesa avans për idetë e propozuara të biznesit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, theksoi mundësitë e mëdha për vendin tonë përmes programit IPARD, si dhe përmes Planit të propozuar të rritjes, i cili hap dyert e BE-së në rajon.

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Leyen, BE-ja është e përkushtuar për integrimin sa më të shpejtë të vendit dhe rajonit, të cilëve përmes mbështetjes së BE-së dhe fondeve u sigurohet rritje ekonomike e përshpejtuar dhe mundësi për transformim pozitiv  në të gjitha fushat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç u theksua, Maqedonia e Veriut do të bëhet edhe më tërheqëse për investitorët e huaj dhe do të krijohen kushte për rritje më të madha për ekonominë e Maqedonisë, si dhe mundësi më të mëdha për biznese, më shumë investime, më shumë vende pune dhe paga më të larta, standard më të mirë jetese dhe rritje për mbështetje financiare përmes fondeve për zhvillimit të BE-së.