Nga sesioni i dytë i Samitit të Procesit të Berlinit: Tranzicioni energjetik dhe zbatimi i agjendës evropiane të gjelbër janë prioritet për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë, mori pjesë në seancën e punës “Përkrahje për tranzicionin e gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Mundësitë për Investim dhe Rritje”.

Përmes prizmit të Deklaratës së përbashkët mbi synimet e partneritetit rajonal të klimës ndërmjet liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës, ndryshimet klimatike dhe efektet e tij të dëmshme, të cilat përfaqësojnë një temë të përbashkët të shqetësimi për njerëzimin, u diskutua dhe zgjidhet përmes bashkëpunimit të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar.

Në diskutim u përfshinë ndikimet e ndryshimeve klimatike që prekin seriozisht Ballkanin Perëndimor, për të cilat u miratuan disa Deklarata që do të kontribuojnë pozitivisht në trajtimin e sfidave të mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit energjetik.

Liderët e vendeve pjesëmarrëse në panelin e dytë të Samitit shkëmbyen mendime mbi sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila parashikon zero emetime të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2050. Në seancë u theksua rëndësia që të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje dhe të financojnë projekte që do të sigurojnë tranzicionin energjetik, si dhe projekte rajonale, që është një tjetër nxitje për anëtarësim më të shpejtë në BE, sepse për projekte të tilla sigurohen mjete nga Unioni për vendet anëtare.

Maqedonia e Veriut po punon me përkushtim drejt objektivit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 së bashku me BE-në përmes Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut tregoi vendosmëri për tranzicion energjetik, i cili nga ana tjetër hap mundësinë që vendi të jetë pilot në rajon për institucionet financiare, siç janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime për realizimin e projekteve të reja.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet për programimin, planifikimin dhe zbatimin e investimeve të gjelbra, si dhe ngritjen e vetëdijes për investime në infrastrukturën e gjelbër.

Në kuadër të diskutimit, liderët iu referuan arritjes së objektivave kyç të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila mbështetet në përafrimin me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër, duke konfirmuar kështu detyrimin e Ballkanit Perëndimor për të promovuar menaxhimin efektiv, me të cilina do të mundësohet një mjedis pozitiv si për qytetarët ashtu edhe për investitorët potencial. Ai padyshim do të katalizojë arritjen e qëllimeve kolektive të qëndrueshmërisë mjedisore, integrimit evropian dhe qeverisjes së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në panel u shkëmbyen mendime mbi agjendën globale të klimës në një kohë të pasigurisë gjeopolitike, për të cilën është e një rëndësie të madhe që Ballkani Perëndimor, me ndihmën e BE-së, t'i përgjigjet në mënyrë adekuate presioneve energjetike dhe socio-ekonomike, por në në të njëjtën kohë vendet e rajonit, të jenë të përgjegjshme në trajtimin e ndryshimeve klimatike.