Festa shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore u shënua në mënyrë solemne dhe shtetërore, të mos manipulohet opinioni duke përhapur të pavërteta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i demanton ashpër pretendimet se në manifestimin qendror të organizuar në Kumanovë me rastin e shënimit të festës shtetërore 11 Tetori - Ditës së Kryengritjes Popullore, në vend të himnit të shtetit është lëshuar himni partiak.  Ky manipulim i opinionit me të pavërteta është sjellje e turpshme dhe sakrilegj i festës shtetërore dhe tregon mosrespektim themelor ndaj shtetit, institucioneve dhe festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, nga partia politike VMRO DPMNE e cila, një ditë kaq të madhe për shtetin, në vend të respektit dinjitoz për festën, ata zgjedhin të përhapin gënjeshtra dhe të mashtrojë opinionin.

Aktiviteti me rastin e kremtimit të festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, ishte publik, i hapur për qytetarët, u transmetua drejtpërdrejt në Radio Televizionin Kombëtar dhe në këtë aktivitet ishin të pranishëm një numër i madh ekipesh mediatik, si dhe qytetarë që e ndoqën në tërësi. Video materialet nga transmetimi i drejtpërdrejtë, në formën e tyre integrale, janë të disponueshme në kanalet e komunikimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në to shihet qartë se intonimi i himnit shtetëror i manifestimit shënon fillimin e solemnitetit në Kumanovë, ku mbajti fjalim edhe Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski. Në të njëjtën kohë, dallohet qartë programi i plotë kulturo-artistik, performanca e të gjithë artistëve të kulturës, si dhe numrat muzikorë të realizuar.

Të gjithë ngjarjen, që përbëhej nga vendosja e luleve të freskëta nga delegacionet e pranishme, si dhe ceremoninë me rastin e festës shtetërpre, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në këtë link: https://www.youtube.com/live/_uuet_MiunU?si=ENIDa1C01tJYlypv

Nga  kjo, është e qartë gjendja faktike se pretendimet e paraqitura nga VMRO-DPMNE-ja janë të rreme dhe kanë për qëllim vetëm dëmtimin e reputacionit dhe dinjitetit të institucioneve dhe bartësve të funksioneve publike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye kërkojmë tërheqjen e informacionit nga të gjitha mediet që e kanë publikuar atë, me qëllum informim i vërtetë, preciz, i qartë dhe i saktë i opinionit.

Të nderuar,

Organizimit të festave publike, kjo Qeveri qaset me shumë respekt dhe pikërisht për këtë edhe festa e madhe shtetërore, 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, u shënua me solemnitete të përshtatshme dhe me një program të pasur kulturor e artistik të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton "Mosbindje dhe Liri". Si të gjitha kremtimet prej vitit 2017 deri tani, edhe ky kremtim i festës së madhe ishte shtetëror dhe dinjitoz.

Në Kumanovë u mbajt manifestimi qendror me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, me vendosjen e luleve të freskëta nga delegacioni qeveritar, si dhe me një program të përshtatshëm solemn në të cilin kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim. Në mënyrë plotësuese, në Shkup, delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta në Kompleksin Memorial të Butelit “Varrezat Partizane” në Shkup, si dhe në monumentin “Çlirimtarët e Shkupit”, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të shënimit të Ditës së Kryengritjes Popullore, në Prilep delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta para përmendores së Metodija Andonov - Çento, pastaj para përmendores së Kuzman Josifoski-Pitu, si dhe para Tumës së të Pamposhturve. .

Insistojmë që opinioni të informohet me fakte dhe jo me gënjeshtra dhe manipulime, qëllimi i të cilave është mbledhja e disa pikëve, ditore politike dhe dëmtimi i reputacionit të institucioneve, për të cilat kjo Qeveri ka punuar me shumë mundim për ta zhvilluar për vitin e gjashtë rradhazi. Kujtojmë se deri në vitin 2016, gjatë qeverisjes 11-vjeçare të VMRO DPMNE-së, institucionet në shtet etiketoheshin si institucione të robëruara, në një regjim hibrid, pa asnjë liri mediatike për raportim profesional dhe të lirë dhe komunikim përfundimtar  me opinionin përmes trupave dhe kanaleve partiake.

Praktikat e vjetra të manipulimit dhe mosrespektimit të institucioneve nga VMRO DPMNE-ja padyshim që vazhdojnë dhe për këtë arsye apelojmë deri te punonjësit mediatik që për të gjitha informatat precize dhe të sakta, lidhur me punën e institucioneve dhe respektimin e festave shtetërore, të kontaktojnë institucionet drejtpërdrejt ose Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.