Në mënyrë solemne u shënua festa shtetërore 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore

Me festime të përshtatshme dhe me një program të pasur kulturo-artistik të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nën moton “Mosbindje dhe Liri” shënohet Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori.

Në shenjë të 82 vjetorit të fillimit të kryengritjes antifashiste të vitit 1941, në Kumanovë u mbajt manifestimi qendror me rastin e festës kombëtare 11 Tetori.

Programi filloi para memorialit Kosturnica në Kumanovë, ku delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe për luftëtarët e rënë të LNÇ-s.

Në përbërje të delegacionit qeveritar ishin zëvendës i parë i kryetarit Qeverisë dhe ministër i Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu

Në kuadër të manifestimit qendror në pllajën para memorialit Kosturnica në Kumanovë, fjalimi mbajti kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë të cilit deklaroi se të gjitha betejat për një të ardhme progresive maqedonase janë fituar me mosbindje dhe liri dhe se kjo do të vazhdojnë.

Në Shkup, një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendës kryetarja e Qeverisë përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë., Slavica Grkovska, dhe në përbërje nga Filip Nikolovski, zëvendësministër i Financave, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, vendosën lule të freskëta në Kompleksin Memorial Varrezat partizane “Butel” në Shkup, si dhe monumenti “Çlirimtarët e Shkupit” në pllajën pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Kryengritjes Kombëtare, në Prilep, një delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta para përmendores së Metodija Andonov - Çento, pastaj para përmendores së Kuzman Josifoski-Pitut dhe para Tumës së të pathyeshmëve. Delegacioni qeveritar ishte i përbërë nga zëvendës kryetari i Qeverisw  për çështje ekonomike, koordinim me resurse ekonomike dhe investime, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.