Një delegacion qeveritar në Prilep shënoi Ditën e Kryengritjes Popullore - 11 Tetorin nën moton "Mosbindje dhe Liri"

 

Me nderime të larta, një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot vendosi lule të freskëta në monumentet e heronjve të popullit në Prilep, me rastin e shënimit të festës shtetërore 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore, e cila këtë vit festohet me moton “Mosbindje dhe Liri”.

Në delegacionin qeveritar ishin zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu, të cilët së bashku me zëvendëskryeministrin Bytyqi vendosën lule të freskëta dhe shprehën nderime para monumentit të Metodija Andonov Çentos, e më pas shkuan te monumenti i Kuzman Josifoski-Pitut, ku gjithashtu u vendosën lule.
 

Në fund të shënimit solemn të 11 Tetorit, delegacioni zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë, Fatmir Bytyqi, solemnisht vendosi lule para monumentit "Gruaja Luftëtare" në Prilep.