Shënim i Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori nën moton "Mosbindje dhe Liri"

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton “Mosbindje dhe Liri”, sot më 11.10.2023 (e mërkurë) me ngjarje të veçanta do ta shënojë festën nacionale11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore.
 
Ngjarja qendrore për shënimin e festës do të mbahet para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë, ndërsa delegacionet qeveritare do të vendosin lule të freskëta para monumenteve të luftëtarëve të rënë të LÇP-së Shkup dhe Prilep.
 
Në Kumanovë, ngjarja qendrore do të fillojë në orën 10:00 me vendosjen e luleve të freskëta para Memorialit Përkujtimor . Delegacioni qeveritar do të udhëhiqet nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në delegacion është Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës dhe Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike.
Ngjarja vazhdon me fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e më pas do të ketë program kulturor-artistik në para Memorialit Përkujtimor.
Për shkak të protokolleve të sigurisë, përfaqësuesit e mediave janë të detyruar të arrijnë në lokacionin në Kumanovë jo më vonë se ora 09:15.
 
Ngjarjen me rastin e festës shtetërore dhe fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linqet e mëposhtme duke filluar nga ora 10:00:

Link për video nga shënimi i 11 Tetorit - Dita e Kryengritjes Popullore, para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë në gjuhën maqedonase

 
Në Shkup, me fillim nga ora 10:30, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në përbërje të të cilit janë Filip Nikolovski, zëvendësministër i Financave, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, do të vendosin lule të freskëta në Kompleksin Memorial "Varrezat Partizane" Butel në Shkup, ndërsa në orën 11:30 do të vendosin lule të freskëta te monumenti "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës zëvendëskryeministrja Gërkovska do të jep deklaratë me rastin e festës.
 
Për shkak të protokolleve të sigurisë, përfaqësuesit e mediave janë të detyruar që jo më vonë se ora 11:00 të arrijnë në Qendrën e Mediave të Qeverisë, prej ku do të shkojnë para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”.

Si pjesë e shënimit të Ditës së Kryengritjes Popullore, spt në Prilep në orën 09:30 delegacioni qeveritar do të vendos lule të freskëta para përmendores së Metodija Andonov - Çento, pastaj para përmendores së Kuzman Josifoski-Pitut dhe përballë Tumës së të Pamposhturve. Delegacioni qeveritar udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.