Kovaçevski: Mendimet tona janë me popullin izraelit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook ka dërguar mesazh në mbështetje të popullit izraelit me rastin e sulmeve terroriste të Hamasit ndaj Izraelit.

“Mbështetje për Izraelin në këto kohë të vështira. Ne dënojmë fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin ne solidarizohemi dhe bashkëndjejmë. Apelojmë për zgjidhje përmes dialogut, botës i duhet paqe”, tha Kryeministri Kovaçevski në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

Në shenjë mbështetjeje për Izraelin, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u “ngjyros” me flamurin izraelit.