Në 40 shkolla janë përmirësuar kushtet sanitare - higjienike dhe aksesueshmërisë për nxënësit me vështirësi

Kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në 40 shkolla, ku gjatë periudhës së verës është punuar për përmirësimin e kushteve sanitare-higjienike dhe aksesueshmërisë për nxënësit dhe personat me vështirësi. Në pjesën më të madhe të objekteve ku ishin përfshirë, u ndërtuan rampa hyrëse dhe u përshtatën tualetet për nxënësit me nevoja të veçanta. Diku, megjithatë, u rikonstruktuan tualetet ekzistuese, dyshemetë dhe në përgjithësi hapsirat e brendshme të ambienteve, përfshirë edhe klasat.

Këto shkolla janë pjesë e planit më të gjerë për avansimin e kushteve për ndjekjen e mësimdhëniesë dhe për përmirësimin e aksesueshmërisë në gjithsej 118 objekte shkollore, për të cilët është siguruar buxhet në kuadër të projektit për avansimin e arsimit  fillor, e cila  financohet me mjete nga Banka Botërore. 

Aktivitetet deri në realizimin e plotë të planit të investimeve do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm kalendarik, me  përfshirje të barabartë të shkollave nga të gjithë komunat në vend.

Përmirësimi i kushteve infrastrukturore, së bashku me zëvendësimin e programeve mësimore dhe prokurimin e teksteve shkollore të reja, si dhe ngritjën e motivimit të mësimdhënësve për punë përmes të ardhurave më të larta personale dhe mundësive për zhvillim profesional dhe në karrierë, janë pjesë e strategjiesë më të madhe të MASH-it për avansiminë e cilësisë në arsimin fillor dhe arsimin e mesëm, të miratuar përmes  debatit  më të gjerë publik dhe me pëlqimin e të gjithë aktorëve të interesuar.