Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në Akademinë Solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton: “Lajmëtari i Lirisë”, ju njoftojmë që sot, 07.09.2023 (e enjte), dp të mbahet  Akademi Solemne “32 vjet Pavarësi”, në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim nga ora 18:30.
 
Në Akademinë Solemne do të ketë fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
 
Gjithashtu, në Akademinë Solemne, fjalime do të kenë edhe:
• Prof. dr. Aleksandar Litovski, nga Instituti për Histori Nacionale.,
 
• Prof. dr. Iskra Panovska - Dimkova, nga Fakulteti Filologjik "Bllazhe Koneski" pranë ISHKM, udhëheqëse e Katedreës për Gjuhë Maqedonase.
 
Në kuadër të Akademisë Solemne do të ketë edhe program kulturor-artistik.
 
Në ngjarje nuk janë paraparë përgjigje për pyetjet e gazetarëve. Lusim ekipet mediatike që të arrijnë jo më vonë se ora 18:00.
 
Akadmeia solemne do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin Naconal/