Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në Samitin Digjital të Talinit 2023 në Estoni

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot (e martë), 5 shtator 2023, do të merr pjesë në Samitin Digjital të Talinit 2023 në Estoni.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit, ku do të marrin pjesë liderë të shteteve, përfaqësues të BE-së, kompanive të telekomunikacionit dhe tech kompani, si dhe organizatave të shoqërisë civile.

Temat kryesore që do të diskutohen në Samitin Digjital të Talinit 2023 janë sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, si dhe rifreskimi i agjendës së demokracisë dhe teknologjisë, duke përcaktuar rrugën drejt një të ardhmeje më të fuqishme, më rezistente më të përgjegjshme dhe të hapur. Qëllimi i Samitit është të jep një kontribut thelbësor në diskursin global rreth ndërtimit të demokracive moderne rezistente.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samit, parashihet që Kryetari i Qeverisë Kovaçevski të ketë takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Link nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në orën 10:25:

Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në gjuhën maqedonase
Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në gjuhën shqipe
Fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në gjuhën angleze