Kovaçevski: Nuk do të ketë falje për askënd, pas 20 vitesh po zbardhet krimi i Onkologjisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i është përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me zhvillimet në Klinikën Universitare të ISHP-së për Radioterapi dhe Onkologji.

“Pas 20 vitesh nga gjithçka që dëgjuam në këtë shtet, që ndodh në një numër të madh sektorësh dhe veçanërisht në shëndetësi, për herë të parë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria hynë dhe morën masa në pjesën e grumbullimit të dëshmive, lidhur me akuzat dhe dyshimet e paraqitura publikisht nga ana e qytetarëve, mediave, pacientëve, lidhur me terapitë që janë dhënë në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike në Shkup. E them edhe një herë se nuk do të ketë falje për askënd në këtë rast. Ky është një rast i shëmtuar në të cilin MPB-ja ka një ekip të përkushtuar që punon për mbledhjen e dëshmive të mëdha, ku më pas punojnë me Prokurorinë. Shpresoj se edhe Prokuroria do ta shpjegojë procedurën e tyre, sepse ata janë organ i veçantë”, tha Kryeministri Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes.

Ky është një rast i shëmtuar në të cilin MPB-ja ka një ekip të përkushtuar që punon për mbledhjen e shumë dëshmive, ku më pas punojnë me Prokurorinë. Shpresoj se edhe Prokuroria do ta shpjegojë procedurën e tyre, sepse ata janë organ i veçantë”, tha Kryeministri Kovaçevski në përgjigje të pyetjes.

"Këtu bëhet fjalë për një krim shumëpartiak, shumëetnik që duhet të zbardhet," tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski tha se i kupton shqetësimet dhe mllefin e qytetarëve dhe vlerësoi se “e drejta për të protestuar në raste të tilla është gjithashtu e mirëseardhur, sepse u bën presion shtesë institucioneve që ta kryejnë punën më shpejt”. Por kryeministri bëri thirrje që "të mos politizohet rasti".

“Pres të zbatohet një hetim profesional, i shpejtë, i cili do të identifikojë individët që kanë shkelur ligjin dhe parimet etike dhe morale të profesionit të mjekësisë. Gjithashtu bëj thirrje që të mos bëhet sensacionalizëm dhe të mos fajësojmë gjithë profesionin e mjekësisë për diçka që e bëjnë individët, sepse shëndetësia jonë ka mjekë profesionistë dhe të mrekullueshëm që kujdesen për shëndetin tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Politizimi i rastit do të thotë vetëm mbulim i dikujt në një farë mënyre. Dhe prandaj bëj thirrje që të mos politizohet. Edhe institucionet duhet ta përfundojnë atë që është nisur në mënyrë sa më profesionale”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Kryesia e re e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klinikës së Onkologjisë, Kryeministri tha se bashkëpunojnë plotësisht me hetimin, ndërsa për pyetjet për presione të mundshme, Kryeministri Kovaçevski në mënyrë kategorike u përgjigj se “nuk do të lejohet presion, as politik dhe as etnik” gjatë pastrimit të ndodhive në Klinikë.