Kovaçevski - Trudo: Maqedonia e Veriut gjithmonë mund të llogarisë në Kanadanë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski realizoi bisedë telefonike Kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo. Në bisedën telefonike mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë që pikërisht sot në vizitë në vendin tonë është ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Zholi, gjë që flet për dialog aktiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona për tema të rëndësishme në interes të të dy vendeve, të Evropës dhe më gjerë.

Në bisedë u mbuluan disa tema që synojnë thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin brenda NATO-s dhe skenën shumëpalëshe.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se interes afatgjatë i Maqedonisë së Veriut është zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kanadanë, e cila që nga fillimi i pavarësisë sonë ka treguar mbështetje aktive për reformën, integrimin evropian dhe euroatlantik të vendit.

Të dyja palët, theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të filluar të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, i cili ofron një rrugë të besueshme, të parashikueshme dhe të sigurt për prosperitetin dhe përparimin e saj si pjesë e familjes së kombeve evropiane.

Kryeministri kanadez Trudo shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në NATO, veçanërisht me pjesëmarrjen e ushtarëve të RMV-së në grupin luftarak për praninë e shtuar në Letoni, i cili është nën komandën kanadeze. Në të njëjtën kohë, Trudo theksoi se ky grup mundëson bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet aleatëve nga vende të ndryshme në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike, ndërsa ushtarët tanë, si pjesë e saj, respektohen shumë nga kolegët kanadezë.

"Bashkëpunimi ynë është i fortë në NATO, në BE dhe në Ukrainë, dhe unë e di se populli i Maqedonisë së Veriut e kupton se e ardhmja e vendit është e ndritshme si pjesë e demokracive të avancuara evropiane", theksoi Kryeministri kanadez, duke theksuar se "Maqedonia e Veriut mund gjithmonë të mbështetet në Kanadanë”

Kryeministri Kovaçevski foli edhe për rëndësinë e komunitetit maqedonas në Kanada dhe kontributin e tij të rëndësishëm në shoqërinë kanadeze.