Kovaçevski – Lord Piç: Politikat e Maqedonisë së Veriut- faktor për sigurinë e rajonit dhe të Evropës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Forumit Strategjik në Bled të Slloveni, pati takim me përfaqësuesin special të kryeministrit Britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuat Piç,

Në takim, bashkëbiseduesit konfirmuan partneritetin dhe miqësinë shumëvjeçare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe mbështetjen që vendi ynë e merr për çështje kyçe për progresin dhe arritjen e qëllimeve strategjike, siç është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian, për të cilin është një proces i jashtëzakonisht i rëndësishëm në reformat për vendit.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe se ky proces është kyç për shtytjen e progresit pozitiv dhe çështjeve të tjera të hapura në rajon.

Në takim u konfirmua se Maqedonia e Veriut vazhdon me pozicionimin e politikës së jashtme që është në përputhje me politikat e vendeve evropiane, duke kontribuar në stabilitetin rajonal.