Kryeministri Kovaçevski në takim me diasporën në Slloveni: Diaspora jonë kontribuon për afirmimin e Maqedonisë së Veriut në fusha të ndryshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, realizoi takime me përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të diasporës nga Maqedonia e Veriut. në qytetin Koper.

Në takim u theksua angazhimi i Qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën në Slloveni gjë që kontribuon në ruajtjen e ndërsjellë të traditës dhe kulturës që është e përbashkët për të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për rëndësinë e krijimit të praktikave të mira të biznesit si dhe projekte zhvillimore mes dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se diaspora jonë në Slloveni, me sukseset e shumta të arritura në fusha të ndryshme, ka dhënë një kontribut të madh në afirmimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Sllovenisë.

Në takim është diskutuar edhe për çështje aktuale të cilat prekin mërgimtarët dhe për të cilat Qeveria ka mirëkuptim, ju del në ndihmë dhe mundëson komunikim më të thjeshtë me vendlindjen në nivele të ndryshme. Është theksuar si jashtëzakonisht pozitive madje praktika e vendosjes së stacioneve bazë, siç është stacioni bazë në ambasadën në Lubjanë me të cilin të gjithë mërgimtarët që kanë nevojë, mund të rinovojnë pasaportat e tyre në çdo kohë ku koha e pritjes jashtëzakonisht është reduktuar. Në takim njëherësh është konstatuar se me linjën e re ajrore Shkup-Lubjanë e cila subvencionohet nga Qeveria, lëvizja si për qytetarët ashtu edhe për bizneset do të jetë më e thjeshtë dhe më e shpejtë dhe do të kontribuojë në lidhje më të mirë dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik. 

Kryeministri Kovaçevski në bisedën me mërgimtarët lidhur me sfidat në periudhën e ardhshme, theksoi rëndësinë e integrimit evropian të vendit sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se pret që diaspora, si në shumë momente të rëndësishme historike për vendin, të vazhdojë të japë mbështetje në rrumbullakimin e procesit të integrimit evropian.