Kovaçevski për Sitel: Do të bëj gjithçka për të ardhmen evropiane të vendit, qytetarët meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së

Kryeministri i Qeverisë Dimitar Kovaçevski i ftuar në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel ka theksuar se karriera politike dhe partitë nuk janë prioritet, se sa e ardhmja e qytetarëve. Funksioni i kryeministrit do të thotë përgjegjësi dhe vizion për të siguruar që qytetarët të jetojnë më mirë. Kovaçevski theksoi se Qeveria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës, me një qëllim të vetëm për një ardhmërinë evropiane të qytetarëve. Kovaçevski tha se do të bëjë gjithçka që vendi të hyjë në BE.

 “Është kyce që kjo çështje të zgjidhet për vendit. Partitë politike kanë ekzistuar, do të ekzistojnë, qeverisje ka pasur, dikastere janë udhëhequr nga disa dhe janë zëvendësuar me të tjerë. Por ne vetë e kuptuam miri se çfarë nënkupton humbje e vite dhe dekadave. Ne e filluam procesin me Kroacinë në vitin 2006. Sot, Kroacia është anëtare e BE-së, pjesë e Shengenit dhe pranoj euron. Tani jemi në grup me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. E nëse e humbim këtë shans, ata do të kalojnë para nesh, ne do të mbetemi me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”, tha kryeministri për TV Sitel.

Kryeministri theksoi se e gjithë kjo është vendimtare në momentin e duhur, sepse qytetarët duan dhe meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar e BE-së dhe përfundimisht të ndalet praktika e qytetarëve tanë të marrjes së pasaportave nga vendet tjera.