Delegacioni qeveritar vendosi lule të freskëta me rastin e 18 gushtit- Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, me rastin e 18 gushtit Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendosi kurrora lulesh të freskëta në Varrezat partizane në Butel, te varri i gjeneralit Mihajllo Apostollski dhe të presidentëve të ndjerë të shtetit dhe komandantëve suprem të Armatës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

Në këtë ditë të vitit 1943, në malin  Sllavej u formua çeta e parë partizane, batalioni "Mirçe Acev", si njësi e parë ushtarake e rregullt në Luftën Nacionalçlirimtare, i cili u shndërrua në ushtri çlirimtare dhe u bë pjesë e themeleve të shtetit maqedonas.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është një institucion në të cilin qytetarët kanë besimin më të lartë dhe e cila në mënyrë të vazhdueshme demonstron profesionalizëm dhe gatishmëri në veprimet e saj sipas standardeve të NATO-s. Armata në mënyrë aktive kontribuon në ballafaqimin e sfidave moderne dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale duke marrë pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.