Kovaçevski: Armata është krenaria jonë, garantuesi i paqes dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë qendrore me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim ju dërgojmë fjalimin integrale të kryeministrit Kovacevski:

“I nderuari President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Pendarovski,

E nderuara ministre e Mbrojtjes, Petrovska,

I nderuar shef i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski,

Të nderuar pjesëtarë të Armatës,

Të nderuar kolegë ministra,

Të nderuar anëtarë të korit diplomatik,

Të nderuar media dhe qytetarë,

Më paraqet nder të veçantë për mua që jam sot me ju në përkujtimin e 31-vjetorit të krijimit të Armatës së atdheut tonë. Forcat e armatosura mbartin dy fije të rëndësishme në ekzistencën tonë, e para është se hapën një rrugë paqësore për pavarësinë dhe sovranitetin tonë, e dyta se për dekada ishin ambasadori më i madh i vendit tonë në nivel ndërkombëtar deri në realizimin e të parës qëllimi strategjik - anëtarësimi në NATO.

Puna dhe profesionalizmi juaj është i njohur dhe i vlerësuar, ndaj sot, duke qëndruar këtu para jush pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, dua t'ju falënderoj për gjithçka që bëni për atdheun. Më lejoni t'ju falënderoj edhe si kryetar i Qeverisë, por në radhë të parë si qytetar i Maqedonisë së Veriut.

Armata është krenaria e popullit tonë, ju jeni pjesëtarë të një ushtrie të fuqishme dhe të respektuar, garantues i paqes dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

Si anëtare e NATO-s sot, Armata e Maqedonisë së Veriut kontribuon në operacionet e misioneve të mbështetjes së paqes. Ju promovoni vlerat e përbashkëta në Aleancë, kontribuoni në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, duke zhvilluar njëkohësisht kapacitetet e Armatës sonë.

Qeveria është e përkushtuar për të gjitha aktivitetet tuaja dhe ne mbështesim atë që po bën Armata e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit në vitet e kaluara ka bërë rezultate të dukshme dhe hapa të mëdhenj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kornizë legjislative, strategji apo segment organizativ në funksionimin e Armatës.

Ne kemi investuar përpjekje të mëdha në rivendosjen e dinjitetit të ushtarëve, përmirësimin e statusit dhe pozitës së tyre materiale.

Me ndryshimet në Ligjin për shërbimin në Armatë, rritëm pagat, kompensimin mujore të qirasë që plotëson seriozisht buxhetet e brendshme të pjesëtarëve të Armatës, si dhe mundësinë e largimit për ushtarët profesionistë pas mbushjes së moshës 45 vjeçare në vlerë nga 20.000 deri në 25.000 euro.

Investimi në mbrojtje është investim në sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare. Si kryeministër vendosa një synim të qartë për ta bërë Armatën tonë edhe më efikase dhe cilësore, për të ngritur nivelin e aftësive mbrojtëse dhe për të ngritur reputacionin e saj ndërkombëtar. Rritëm fondet për pajisjen dhe modernizimin e Armatës, duke ndarë 33% të buxhetit të mbrojtjes. Buxheti i mbrojtjes këtë vit është 1,85% e BPV-së dhe është më i lartë se ai i vitit 2022 me 24,45 për qind. Me këtë kemi treguar se respektojmë obligimet dhe standardet që i kemi përcaktuar së bashku me aleatët në Samitin e fundit të NATO-s. Ne vazhdojmë me dinamikën e rritjes dhe në vitin 2024 do të realizojmë atë që kemi marrë si detyrim, ndarja për mbrojtjen të arrijë në 2% të BPV-së.

Në të njëjtën kohë, në Samitin e fundit të Aleancës morëm një vendim për miratimin e planeve të reja rajonale për mbrojtjen kolektive dhe reagimin e shpejtë ndaj kërcënimeve nga toka, uji dhe ajri. Ky është një transformim i gjeneratave që do të forcojë NATO-n në afat të gjatë, dhe në këtë mënyrë mbrojtjen tonë dhe Armatën si të tillë.

Çështja e sigurisë globale, siguria e kontinentit evropian është një nga çështjet kapitale për sot, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kërcënime konvencionale apo hibride.

Të jesh pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut kërkon përkushtim, njohuri dhe gatishmëri. Falë punës suaj të përgjegjshme dhe përmbushjes së detyrave në nivelin më të lartë profesional, keni fituar mbështetjen dhe besimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve.

Në shumë situata specifike si zjarre të mëdha, përmbytje, epidemi, Armata ishte aty për popullatën civile dhe për të ndihmuar pushtetet lokale. Si vend kemi treguar se sistemi i sigurisë së vendit është aktiv dhe efektiv dhe ndikimet e këtyre krizave janë minimizuar.
 

Armata jonë dha një kontribut të madh edhe në ndihma gjatë fatkeqësive natyrore që prekën vendet tona partnere, tërmetet në Turqi, përmbytjet në Slloveni.

Qytetarët e shohin këtë sakrificë. Prandaj Armata gëzon besimin më të lartë tek qytetarët.

Lidhja e fortë dhe besimi i ndërsjellë, respekti për Armatën  e Maqedonisë së Veriut nga qytetarët që jetojnë në këtë vend na inkurajon, por edhe na jep detyrë në të ardhmen si Qeveri që të bëjmë gjithçka që Armata të ketë gjithçka që i nevojitet për të vazhduar fuqishwm tw zhvillohet.

Shteti është në radhë të parë dhe mbi tw gjitha. Për të pasur një vend të fortë, sovran, të sigurt për ne dhe brezat tanë, duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe të përkushtuar për të investuar në çdo segment shoqëror të vendit, përfshirë edhe mbrojtjen. Integrimi në strukturat evropiane është në krye të prioriteteve. Para nesh është realizimi i një qëllimi tjetër strategjik – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Si kryeministër i kam vendosur qëllimet dhe masat e qarta dhe me vendosmërinë që kemi dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM së bashku me partnerët e koalicionit gjithmonë ka treguar se do të vazhdojmë të marrim vendime të guximshme. Askush nuk ka të drejtë t'i ikë vendimeve dhe detyrimeve për realizimin e një Maqedonie të Veriut demokratike, sociale të drejtë dhe të fortë ekonomikisht.

Po, e di, të gjithë jemi të vetëdijshëm se vendi ynë ka një rrugë të vështirë, krahasuar me çdo anëtar tjetër të Bashkimit Evropian apo NATO-s. Por jeta e sigurt dhe cilësore e kombit, e individit në Maqedoninë e Veriut është fokusi ynë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se ne politikanët të jemi të përkushtuar, të investojmë dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve tanë. Fokusi duhet të jetë te një e nesërme më e mirë, jo te karriera politike. Sot është dita kur gënjeshtrës i vjen fundi dhe sot do të shihet se kush është për BE-në dhe kush për bllokimin e rrugës së shtetit drejt BE-së. Derisa unë jam kryeministër, Qeveria do të punojë për integrimin e vendit në BE sepse qytetarët e meritojnë.

Nëpërmjet qeverisjes dhe aftësive diplomatike, ne kemi krijuar ndër vite bashkëjetesë, fqinjësi të mirë dhe imazh ndërkombëtar. Sot është koha për të krijuar një të ardhme evropiane!

Rroftë Maqedonia Evropiane!

Rroftë Armata Maqedonase!”.