Kryeministri Kovaçevski me rastin e festës së Ilindenit, bëri homazhe duke vendosur lule para Monumentit të Lirisë - "Forca, Lavdia dhe Fitorja" në Kalanë e Shkupit

Me rastin e festës së madhe kombëtare, 2 gushtit, Ditës së Republikës - Ilindenit, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Shkup vendosi lule të freskëta para Monumentit të Lirisë - "Forcë, lavdi dhe fitore. "në Kalanë e Shkupit

Kryeministri Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministër përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Në kuadër të shënimit solemne në Shkup, Kryeministri Kovaçevski do t'u drejtohet me fjalim përfaqësuesve të pranishëm të Qeverisë, institucioneve, korit  diplomatik, mediave, pas së cilës është paraparë një program festiv kulturo-artistik.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut festojnë festën e madhe nacioanle 2 gusht - Ilinden nën moton "120 vjet Ilindeni - Vatër e Atdheut".