Kovaçevski: 60 vjet nga tërmeti katastrofal, Shkupi u bë simbol i solidaritetit botëror, të ndërtojmë një shoqëri mbi themelet e sakrificës dhe bashkimit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e gjashtëdhjetë vjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963.
 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e gjashtëdhjetë vjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963.

 Në vazhdim e përcjellim deklaratën integrale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski:

„ I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,

  Të nderuar deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

  Të nderuar të pranishëm,

  Të nderuara media,

Shkupi shënon sot gjashtëdhjetë vjet nga tërmeti katastrofal, i cili e rrafshoi qytetin në vitin jo të largët 1963, duke lënë viktima dhe pasoja të shumta.

Gjashtëdhjetë vite të paharrueshme dhe një plagë e thellë në zemrat tona për jetët e humbura, të cilave ne sot i kushtojmë respektin e duhur. Gjashtëdhjetë vjet kujtime të trishta në një foto dhe një kohë, të dallueshme për veçantinë e saj të dëshiruar edhe sot.

Në kujtesën tonë kolektive, 26 korriku, kur pikërisht në orën 5:17 të mëngjesit, tërmeti shkatërrues goditi kryeqytetin tonë dhe gjurmët që lanë ishin të shumtë të vdekur, të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Sot kujtojmë të vdekurit, ngushëllojmë me familjet e tyre që ende ndjejnë dhimbjen, por kujtojmë edhe guximin e të gjithë atyre që nga kaosi dhe rrënojat e 26 korrikut ndihmuan në lindjen e një Shkupi të ri.
 

Nga një nga tragjeditë më të mëdha që ka përjetuar, qyteti arrin të ngrihet sërish me ndihmën e banorëve të Shkupit, por edhe me ndihmën e gjithë botës.

Qyteti i bukur ngrihet sërish.

Shkupi u ngrit mbi themelet e rrënojave dhe të shkatërimit, lindi një Shkup i ri, modern, i cili futi një frymë dhe energji të re kozmopolitane në të cilën shkrihen e vjetra dhe e reja, bashkëkohore dhe tradicionale.

Ajo fuqi e transformimit, një ide për një të nesërme më të mirë, nuk do të pushojë kurrë të na frymëzojë.

Shkupi u bë simbol i solidaritetit botëror, bashkimit dhe sakrificës së madhe të të gjithë atyre që ndihmuan në ndërtimin e qytetit, i cili mori një pamje të re arkitekturore.

Sot Shkupi njihet si qyteti i solidaritetit dhe kjo nuk është padyshim vetëm një frazë. Qyteti i solidaritetit është kodi i Shkupit.

Pamjet tronditëse të ndërtesave të shkatërruara, trishtimi dhe dhimbja për të vdekurit, për të lënduarit inkurajuan madhështinë e humanizmit, solidaritetit, njerëzimit. Thirrja për ndihmë u dëgjua gjithandej dhe ndihma filloi të mbërrinte nga e gjithë bota.

Njerëzit nga e gjithë bota dhanë dorën dhe së bashku me qytetarët tanë ndihmuan Shkupin të merrte një pamje të re. Në ato momente fjalët e ngushëllimit dhe ndarjes së trishtimit dhe dhimbjes me banorët e Shkupit nga pasojat që la pas tërmeti shkatërrues ishin të paçmueshme.

Ka shumë numra nga ato ditë që mund të jenë vetëm numra në letër, por në jetën reale nënkuptojnë solidaritet të sinqertë njerëzor dhe ndihmë kur është më e nevojshme.

Pothuajse çdo pjesë, objekt, rrugë në Shkup është monument solidariteti. Mbi 80 vende kanë lënë kaq shumë pas. Taftalixhe, Maxhari, Gjorçe, Kozle, Qendër do të kujtojnë përgjithmonë listat e gjata të objekteve, shkollave, poliklinikave, banesave, , kopshteve, një dhuratë nga e gjithë bota. Muzeu i Artit Bashkëkohor, ku ndodhen veprat e të madhit Pikaso, Vasarelli, Lubarda e shumë të tjerëve, të cilët i dërguan veprat e tyre si dhuratë qytetit të shkatërruar.
 

Shkolla fillore Jan Amos Komenski në Taftalixhe, spitali special në Kozle, por edhe salla e njohur Universale, e cila është dhuratë prej 37 vende të botës, do të na kujtojnë përgjithmonë se çfarë do të thotë solidaritet në momentet më të vështira.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë solidaritet dhe për këtë po e tregojmë sot në veprim.

Maqedonia e Veriut gjithmonë ka ditur të ofrojë ndihmë dhe mbështetje dhe të ndihmojë të rrezikuarit, të dobëtit. Ne ndihmuam dhe dhamë dorën kur ishte e nevojshme. Ne ishim pjesë e misioneve të shpëtimit dhe ndihmuam duke marrë pjesë në aksione humanitare dhe me ndihmë financiare në riparimin e pasojave të tërmeteve katastrofale në Turqi dhe Siri.

Ne morëm pjesë edhe në operacionet e shpëtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë, ku dërguam edhe ndihma financiare për riparimin e pasojave të tërmetit.

Me ndihma financiare dhe humanitare ndihmuam edhe në riparimin e pasojave të përmbytjeve të mëdha në Shqipëri.

 Ne i jemi bashkuar përpjekjes globale për të ndihmuar popullin ukrainas, ku kemi dërguar ndihma humanitare dhe ushtarake dhe po mbështesim Ukrainën në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial.

Bota kujton mikpritjen tonë dhe mijëra e qindra refugjatë që kaluan tranzit ose qëndruan përkohësisht këtu.

Por në shumë raste të tjera kemi treguar shqetësimin tonë për mirëqenien e të tjerëve, kur edhe ata u përballën me pasojat shkatërruese të fatkeqësive natyrore.

E kemi treguar tani, kur fqinji ynë Greqia po lufton me flakët, të cilës i kemi ofruar edhe ndihmë siç e kemi praktikuar vitet e mëparshme kur nevojitej ndihma në përballjen me  zjarre në fqinjin tonë jugor.

 Solidariteti jeton tek ne dhe me ne. Prandaj, ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për ndihmën vetëmohuese nga mbi 80 kombe anembanë botës, ndihmën që është ngulitur në shpirtin e Shkupit, duke përcjellë mesazhin se vetëm të bashkuar dhe së bashku mund të kapërcejmë të gjitha sfidat dhe të realizojmë çdo qëllim dhe çdo vizion.

Tërmeti katastrofal i Shkupit, i cili është skalitur thellë në të kaluarën tonë, është një mësim dhe një mesazh për ne që të vazhdojmë të bashkuar për të mbrojtur dhe ndërtuar shoqërinë tonë mbi themelet e solidaritetit, sakrificës dhe bashkimit.

Le të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në vlerat demokratike, kujdesin për të tjerët, ndjeshmërinë dhe humanizmin, vlera që do t'ua përcjellim brezave në vijim.

 Le të jetë bashkimi, respekti për të tjerët dhe arritja e dorës ndaj të gjithëve kudo që janë motivi ynë, si në planin  privat ashtu edhe në punë.

 Shkupi është kryeqyteti ynë. Le ta kujdesimi dhe ta mbrojmë për të dhe vendin tonë siç kanë bërë paraardhësit tanë para nesh, dhe brezat pas nesh do të vazhdojnë.

Shkupi kujton, Shkupi falënderon dhe Shkupi vazhdon të jetojë!

 Faleminderit."